Bixhozi dhe tradhtia tronditin martesat e vjetra
ELBASAN- Shifrat zyrtare tregojne se cdo muaj shtohen divorcet e martesave te vjetra ne Gjykaten e Elbasanit. Dhe per kete numer te madh divorcesh jane identifikuar si shkaqe kryesore bixhozi dhe tradhtia nderkohe qe vazhdojne te mbeten potenciale edhe pija dhe emigracioni.
Statistikat tregojne se gjate muajve korrik-gusht dhe dhjetor numri i divorceve peson rritje dhe jane kryesisht emigrantet qe nisin procedurat. Shoqata per keshillimin e grave dhe vajzave konfirmon se se fundi fenomeni qe po vihet re jane divorcet me mbi 25 vjet martese dhe shkaku kryesor eshte perfshirja e meshkujve ne bixhoz dhe tradhtibashkeshortore. Sipas avokates se kesaj shoqate Evis Garunja keto raste kane perfunduar edhe ne perdorimin e dhunes. Ajo thote se qendres i jane drejtuar se fundi gra ndermjet moshes 40-55 vjec te cilat kerkojne asistence ligjore per divorcin pasi jane gjendur perballe nje bashkeshorti qe pagen e le ne bixhoz e tradhton dhe madje edhe e dhunon. Garunja thote se rastet e lenies se parave ne bixhoz jane shtuar ndjeshem. Kemi pasur raste kur grate jane gjendur perballe zhdukjes se orendive te shtepise si pasoje e humbjes ne lojera fati. Grate detyrohen te divorcohen pasi nuk kane gjetur asnje rruge tjeter per ta rikthyer ne normalitet bashkeshortin i cili pas konflikteve zgjat edhe duart duke u kthyer ne nje njeri te dhunshem. Nje tjeter fenomen gjithmone e me i pranishem eshte tradhtia e ndjekur edhe nga dhuna. Situata ekonomike mentaliteti
dhe familje te ndertuara me bashkeshortin dominues bixhozi emigracioni si dhe mungesa e nje pavaresie nga ana e femres ben qe situatat te shkojne deri ne ekstremitete te dhunes nenvizon avokatja.
Avokatja thote se miratimi i ligjit kunder dhunes eshte nje fitore por penalizimet qe parashikohen mbeten vetem ne kuadrin civil e jo penal. Aplikimi i urdhrit te mbrojtjes eshte nje hap i rendesishem kunder dhunes ndaj femres por kur dhunuesi nuk rrezikon burg ai kthehet ne te njejtat veprime. do qytetar eshte i lire te paraqese nje kerkese per urdher mbrojtje ne Gjykate duke paraqitur prova per dhunen apo kercenimet dhe me miratimin e kesaj kerkese policia duhet te nderhyje e te shoqeroje shkelesin e urdhrit te mbrojtjes por vetem kaq pasi ky ligj nuk eshte penal. Ne do te kerkojme te jete procedim penal pasi ne te kundert dhuna ndaj femres do te vazhdoje dhe ajo do te ndjehet akoma edhe me e pambrojtur- shpjegon avokatja.
Qendra ku ajo punon ne Elbasan ka ofruar dhe ofron asistence falas per grate qe kerkojne urdher mbrojtje apo duan te bejne kerkesa per divorc. Ajo cfare veme re eshte se ato nuk i shkojne procedures deri ne fund dhe rikthehen ne gjirin e dhunes serish. Dua te kujtoj ketu rastin e nje gruaje 28- vjecare qe ka bere disa here praktikat per divorc e urdher mbrojtjeje por eshte rikthyer serish me bashkeshortin dhunues. Avokatja e qendres pohon se ne shumicen e rasteve jane femijet qe detyrojne grate te rikthehen ne familje edhe pse shenjat e dhunes i kane ne trup dhe cdo dite perballen me te. Ne shumicen e rasteve burrat e shkelin urdhrin e mbrojtjes dhe kjo kalon me nje shoqerim ne polici dhe asgje me teper.