E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 3 persona, me karta krediti false përvetësuan 30 mijë euro

Policia e kryeqytetit nen operacionin e koduar " Skimmer", gjatë mbrëmjes së sotme ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për përdorimin e kartave të kreditit false.

Nen pranga kane rene shtetasit Maliq Kaca, Bedri Muda, dhe Rajmonda Muda, me detyrë punonjëse e policisë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pas një hetimi intensiv 5 mujor të strukturave të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë. Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji janar i vitit 2011, kanë falsifikuar dhe përdorur karta bankare me shirit magnetik, të cilat brenda tyre përmbajnë informacion bankar të kartave të tjera si Visa, Master etj. Këto karta dyshohet të jenë në pronësi të shtetasve të huaj britanikë apo amerikanë.
 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Maliq Kaca është emigrant në shtetin e Britanisë së Madhe dhe gjatë kësaj kohe ka sjellë kartat plastike me shirit magnetik tek familjarët e tij, Rajmonda Kaca dhe Bedri Muda. Këta dy shtetas kanë kryer blerje të ndryshme, ku përmes këtyre blerjeve kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme deri në 30.000 euro.

Në momentin e arrestimit, si dhe gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 30 copë karta plastike me shirit magnetik, dollarë të dyshuar të falsifikuar të prerjes 100-she, si dhe 4 telefona celular.
 

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Mashtrimit kompjuterik", si dhe ndaj tyre do vijojnë hetimet dhe për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›