E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, ekzekutohet 26-vjeçari, kapet autori

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, ndërsa është ekzekutuar për motive ende të paqarta Dorian Hila, 26 vjeç.
 

Sipas policisë, për këtë vrasje dyshohet se autori është shtetasi Erion Plepi, i cili ka rënë në pranga.
 

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit ndërsa është sekuestruar tashmë dhe arma e krimit në cilësinë e provës materiale.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, në të cilën tashmë kanë nisur hetimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›