E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, furgoni përplaset me kamionin, plagoset 48-vjeçari

Një aksidenti i rëndë automobilistik me pasojë plagosjen e një 48-vjeçari u shënua mëngjesin e sotëm në rrethin e Fierit.
Një furgon-taksi, me targa FR 702 A, që drejtohej nga Bexhet Dervishi është përplasur me një kamion, tip bot nafte dhe më pas me një mur anësor.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë dhe për pasojë 48-vjeçari ka marrë plagë të rënda.
Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë së Fierit që nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesi i furgonit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›