Pranga 30-vjecarit, qellonte naten me arme
TIRANE - Nje 30-vjecar eshte ndaluar ne oret e para te dites se djeshme, nga strukturat e Policise se Tiranes. Azgan Bucpapaj, eshte arrestuar pasi qellonte ne ajer me arme zjarri, tip "Kallashnikov". Burime te policise se kryeqytetit thane gjate dites se djeshme, se ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dy diteve me pare, ne vendin e quajtur Kodra e Priftit, ne rrugen dytesore "Sadik Petrela", kur Bucpapaj 30 vjec, banues ne Tirane, qellonte ne ajer me arme zjarri automatik, duke shkaktuar panik tek banoret. Sipas burimeve te mesiperme, mesohet se 30-vjecari vuante nga shqetesime nervore. Policia e Tiranes tha dje, se mbi 30-vjecarin jane ngritur akuzat e "armembajtje pa leje" dhe "prishje te rendit dhe te qetesise publike".
A. Cena
A. Cena