E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur 67-vjecari, nisin hetimet

LIBRAZHD- Pasi kishte konsumuar nje sasi te madhe alkooli, ka humbur jeten nje i moshuar. Burime te policise thane se, nje 67-vjecar eshte gjendur pa jete nga disa banore ne fshatin Ballgjin te rrethit te Librazhdit. Sipas policise, Hyqmet Berberi eshte gjetur pa jete nga disa banore te zones. Keta te fundit kane lajmeruar menjehere policine. Drejt vendi te ngjarjes jane nisur uniformat blu. Mesohet se viktima nuk ka pasur shenja te jashtme dhune ne trup. Sipas nje ekspertize paraprake dyshohet se vdekja eshte shkaktuar nga konsumimi i tepert i alkoolit. Gjithsesi trupi Berberit do ti nenshtrohet eksperteve per te percaktuar shkaqet e verteta te vdekjes. Familjaret e kishin deklaruar te humbur 67- vjecarin dhe kishin rreth 3 dite qe po e kerkonin.

F. Salliu

Krimi dyshohet te ishte per xhelozi dhe konflikt per pronen


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›