E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla: Do te vijoj punen e mire te Laskes

Adriatik Llalla mori zyrtarisht dje detyren e inspektorit te Pergjithshem te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Ne oret e para te dites LLalla, u betua ne Pallatin e Brigadave per detyren e re, ne zbardhjen e pasurive te zyrtareve te larte te shtetit. E pranishme ne ceremoni ishte dhe ish kryinspektoria Fatmira Laskaj, e cila prej pese vitesh drejton kete institucion. Me mbylljen e ceremonise, Llalla i shoqeruar nga keshilltaret e presidentit, u prezantua para punonjesve te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive. Para punonjesve, LLalla vleresoi Presidentin e Republikes,z. Bamir Topi per besimin e dhene, duke e zgjedhur ne krye te Inspektoratit te Larte, si dhe shprehu bindjen se puna e suksesshme e deritanishme e institucionit do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Llalla ishte nje nder dy kandidaturat qe u dekretuara nga Presidenti Topi per te drejtuar inspektoriatit. Kreu i ri zoteron profesionin e juristit. Ai ka lindur me 9.10.1969 dhe ka nje eksperience te pasur ne fushen e tij. Ka kryer me pare detyren e prokurorit ne Prokurine e rrethit Lushnje, prokurorit ne Prokurorine e Rrethit Kavaje, prokuror dhe titullar ne Prokurorine e Rrethit Fier, zv.titullar dhe prokuror ne Prokurorine e Rrethit Tirane. Po keshtu Llalla ka qene dhe kryetar i Keshillit te Prokurorise. Ai do te drejtoje Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive per nje mandat 5-vjecar. Mandati i ish kryeinspektores Laskaj perfundoi ne 10 korrik te ketij viti. Por per shkak te rendit te ngjeshur te punes ne Kuvend, zevendesimi i saj u be vetem diten e djeshme. R.R.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›