Kuota te lira ne 13 dege
Universiteti "Ismail Qemali" ne Vlore ka pritur dje rreth 15 mije studente per vitin akademik 2008-2009, qe do te ndjekin studimet ne auditore per 16 dege. Aktualisht jane 2700 studente te vitit te pare, per te cilet kane qene kerkesa dhe kuota, ndersa nuk eshte plotesuar teresisht, duke pasur parasysh se vetem ne tre nga 16 deget regjistrimet jane finalizuar duke i dhene fund regjistrimit. Jane deget Biznes, Infermieri dhe Gjuhe-Letersi, te cilat nuk kane asnje kuote te lire, ndersa ne te gjitha deget e tjera, universiteti vijon te kete vende te lira. Gjate ceremonise se hapjes kane marre pjese drejtues te pushtetit vendor, ndersa pershendeti rektori Tanush Shaska, i cili tha se universiteti ofron diploma qe njihen ne tregjet boterore.