Skandali Pango dosja ne Gjykaten e Larte
Ish-ministri ka ankimuar vendimin e Gjykates se Apelit e cila anuloi gjoben 400 mije euro ndaj Top-Channel-it
Pasi ka fituar ne shkallen e pare dhe ka humbur ne Gjykaten e Apelit fati i ish-ministrit te Kultures Ylli Pango eshte tashme ne duart e kolegjit te Gjykates se Larte. Ish-ministri ka ankimuar vendimin e shkalles se dyte e cila pak muaj me pare anuloi gjoben prej 400 mije eurosh qe televizionit Top-Channel iu vu per video-skandalin erotik te ish-ministrit Pango. Trupi gjykues me relatore Flutura Skenderin dhe anetare Artur Kalane dhe Ilir Tosken e prishi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare duke e kthyer ceshtjen dhe njehere per rishqyrtim por me nje tjeter trup gjykues . Por ky vendim eshte cilesuar i padrejte nga ish-ministri Pango i cili i eshte drejtuar tashme shkalles me te larte te gjyqesorit per te ankimuar si te padrejte vendimin e shkalles se dyte. Ne kerkesen drejtuar Gjykates se Larte ish-ministri kerkon Deklarimin e te paditurit Top -Channel sh. a. si pergjegjes per shkaktimin e demit ndaj tij si rezultat i publikimit te te dhenave te pasakta jo te verteta dhe te perfituara ne menyre te paligjshme prej pales se paditur. Detyrimin e te paditurit Top-Channel sh. a. per te mos publikuar ne te ardhmen intervista apo komente ndaj paditesit Ylli Pango. Ceshtja pritet te nise shqyrtimin dhe vendimi i gjykates se larte do te jete vendimtar per ish-ministrin e Kultures.
Vendimi i shkalles se pare
Ne vitin 2010 Gjykata e Shkalles se Pare kishte gjetur te drejte padine e ish-ministrit Pango per demin qe ky televizion i kishte shkaktuar si rezultat i publikimit te te dhenave te paverteta te perfituara ne menyre te paligjshme duke gjobitur Top-Channel-in me 400 mije euro nje prej gjobave me te larta qe nje medie i eshte vendosur ndonjehere. Konflikti gjyqesor mes televizionit teper te ndjekur nga publiku dhe Ylli Pangos erdhi pasi ne muajin mars te vitit 2009 Top-Channel transmetoi nje video ku ministri i Kultures priste ne shtepine e tij nje vajze te re se ciles i kerkonte favore seksuale ne kembim te nje vendi pune ne dikasterin qe drejtonte. Vetem pak minuta pas transmetimit te kesaj videoje Kryeministri Sali Berisha e shkarkoi nga posti i ministrit te Kultures Ylli Pangon dhe po ashtu vendimi u dekretua shume shpejt nga Presidenti. Nderkohe vete ministri kerkoi demshperblim nga televizioni per ate qe i ishte bere.