E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 mijë dollarë false, pranga 4 kosovarëve

Policia e Kosovës vuri në pranga të paktën katër persona në Drenas. Operacioni i cili u krye mbrëmjen e së premtes vuri në pranga një grup prej katër vetash ndërkohë që atyre u janë sekuestruar rreth 80 mijë dollarë amerikanë të falsifikuar. Zëdhënësi i policisë së Drenasit, Fehmi Hoti tha se me kërkesën e njësitit të drejtorisë së krimeve të rënda, policia i është bashkangjitur operacionit në fjalë. Gjatë bastisjes së lokalit ku katër shtetasit u ndaluan në flagrancë, policia arriti të bllokojë edhe shumën e parave të falsifikuara. Mbi grupin me katër persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, tashmë rëndon akuza e mbajtjes së monedhave të falsifikuara. Gj.Thanasi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›