E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbingarkesa në rrjet, Veriu i vendit pa energji

TIRANË- Qytetet kryesore të veriut të vendit në errësirë prej 30 minutash. Shkak për mbugesën e energjisë është bërë mbingarkesa e rrjetit të energjisë elektrike.

Që prej orës 20:30 të mbrëmjes së sotme errësira ka paralizuar qytete si Pukën, Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Mësohet se pa energji elektrike ndodhet edhe një pjesë e qytetit të Mirditës.

Nuk dihet se kur do të rikthehen dritat për banorët e këtyre qyteteve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›