E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga Goges, detyroi gruan te vetevritej

Tirane- Detyroi bashkeshorten te vetevritej ne pusin e baneses, policia e kryeqytetit ka arrestuar pas dy vjet hetimesh 31-vjecarin. Petrit Goga, lindur dhe banues ne Tirane, eshte vene dje ne pranga pas nje urdhri te leshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, pasi Gjykata e Faktit me vendim te dates 9 korrik te ketij viti, ka caktuar ne ngarkim te tij masen e sigurise "arrest me burg". Goga akuzohet per "shkaktim te vetevrasjes", se bashkeshortes se tij, Mimoza Goga. Ngjarja ka ndodhur me 4 maj 2007, teksa fqinjat e saja, te shqetesuara nga ulerimat e dy femijeve te viktimes, kane shkuar drejt pusit qe ndodhej ne oborrin shtepise, ne fshatin Haskalije te Ndroqit. Sapo ka konstatuar ngjarjen, bashkeshorti i viktimes i ndihmuar nga familjare te tjere dhe fqinjet e tyre, kane mundesuar nxjerrjen nga pusi dhe dergimin e 28-vjecares per ne spital, por gjithcka ka rezultuar e kote, pasi Goga ka nderruar jete gjate transportimit. Pas kesaj, kufoma e saj iu nenshtrua ekspertizes mjeko-ligjore, ku rezultoi se vdekja i kishte ardhur nga asfiksia e krijuar nga uji dhe renia nga lartesia. Policia e mberritur ne vendngjarje mori ne pyetje familjaret dhe te afrimit e viktimes, nderkohe analizoi edhe deshmite e familjes se kunatit te viktimes, pasi mes dy familjeve kishte pasur mosmarreveshje te vazhdueshme. Keshtu si pasoje e grindjeve, kunata me e vogel Mimoza, eshte rrahur disa here nga kunata e saj me e madhe, e cila i ka shkaktuar edhe demtime serioze. Pas kesaj ajo ka denoncuar ne polici, por ka qene e kote, efektivet e policise qe mberrinin ne vendngjarje, pasi merrnin deklarime largoheshin, duke mos marre asnje mase ndaj dy familjeve te vellezerve Goga, qe grindeshin ne menyre te vazhdueshme. Pas hetimeve dy vjecare, ku vete bashkeshorti i viktimes nuk besonte se gruaja e tij te kishte kryer krimin, policia e kryeqytetit e akuzon ate te kete detyruar te shoqen te kryeje vetevrasje, dy dite pasi ai e kishte ngujuar ne banese pas nje dhune sistematike, per shkaqe xhelozie. Nderkohe qe pas kesaj ngjarjeje, nena e dy femijeve i dha fund jetes.

R.Caushaj

Rihapja e hetimeve

Gjykata e Tiranes vendosi me daten 6 korrik te vitit te kaluar, rihapjen e dosjes. Ka qene kembengulja e familjareve te viktimes, babait, qe detyroi gjykaten te jepte nje vendim ne favor te tyre per hetimin e ceshtjes, si vrasje dhe jo vetevrasje. Sipas dosjes se Prokurorise se Tiranes, Mimoza Goga, ka qene nje tip i qete, pa probleme mendore apo shendetesore, me nje familje te qendrueshme, me dy femije te mitur dhe e pamotivuar per te kryer nje veprim te tille. Gjyqtari Sokol Tona sqaronte ne vendimin e tij, se nga ana e akuzes jane pyetur disa here te njejtet persona, te cilet nuk kane mbajtur te njejtin qendrim, dhe bien ndesh midis tyre, duke sjelle dyshime dhe kontradikta qe diktojne nevojen e sheshimit te ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›