Trafikimi i qenieve njerezore, Prenci takon drejtorin e SOCA, Bill Hughes
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, priti dje ne nje takim, drejtorin e Agjencise Kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda te Mbreterise se Bashkuar. Prenci e falenderoi drejtorin e SOCA, Bill Hughes per bashkepunimin e deri tanishem ne projektet ndermjet dy vendeve. Sipas Prencit, Policia e Shtetit eshte e vendosur per te vazhduar me tej bashkepunimin me Agjencine SOCA, kryesisht ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve te qenieve njerezore, duke dhene kontribute ne fushen e trajnimeve te oficereve te Policise Shqiptare. "Ne ju garantojme seriozitet dhe besnikeri ne misionin tone te perbashket, ne luften kuder krimit ne pergjithesi dhe ne vecanti kunder terrorizmit, krimit te organizuar, trafikut te paligjshem nderkufitar etj",- tha dje Prenci. Me tej ai nenvizoi faktin se intensifikimi i metejshem i ketij bashkepunimi, do t'i sherbente Policise Shqiptare per rritjen akoma me shume te aftesive profesionale. Nga ana e tij Hughes, vleresoi punen e bere nga Policia e Shtetit. "Ne ju garantojme se do te keni perkrahjen tone jo vetem ne trajnimin e oficereve tuaj, por edhe ne fusha te tjera per te luftuar se bashku kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit, etj",- tha Hughes.
R.C
R.C