Pranga adoleshentëve, dhunuan 15-vjeçaren
Elbasan- Policia ka vënë në pranga dy adoleshentët që disa ditë më parë dhunuan seksualisht një 15-vjeçare, banuese në të njëjtin fshat, teksa ajo ishte duke kullotur bagëtitë.
“Dy kushërinjtë me inicialet SH.R, 16-vjeç dhe M. R, 17-vjeç me banim në fshatin Turbull të rrethit të Elbasanit u ndaluan sot nga policia”- thanë burimet zyrtare.
Sipas burimeve të policisë së Elbasanitt, dy djemtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhune me 15-vjeçaren. Vajza ka treguar dhunën e ushtruar nga dy kushërintjë në shtëpi dhe së bashku me familjarët ka bërë denoncimin në polici.
Mësohet se dy adoleshentët nga frika se do të denoncoheshin janë larguar nga shtëpia dhe për disa ditë kanë qëndruar tek disa të afërm.