E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, në krye të spitalit kreu i PR-së

Shkodër- Ndryshimet në shëndetësi kanë vijuar sot në Shkodër. Largohet nga detyra drejtorja e spitalit rajonal Shkodër, Alma Kurti duke u zëvendësuar nga mjeku Namik Kamberi, i cili është prej disa vitesh dhe kryetar i PR në Shkodër.

Komunikimi i largimit nga detyra të Kurtit i është bërë asaj në linjë telefonike, ndërsa zyrtarishtprezantimi i Kamberit është bërë sot nga punonjës të dikasterit të shëndetësisë. Namik Kamberi është mjek obstetër–gjinekolog, me një eksperience të gjatë në punë dhe prej vitesh drejtonte spitalin obstretik- gjinekologjik, i cili përfshihet në spitalin rajonal të Shkodrës.

Alma Kurti, drejtorja tashmë e larguar e spitalatit rajonal të Shkodrës është shprehur sot se largimi i saj është politik dhe bëhet dhe për faktin se ajo ka luftuar korrupsionin duke u rënë ndesh dhe interesave të njerëzve me pushtet politik në këtë qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›