Pranga drejtorit të burgut në Lezhë, për korrupsion e shpërdorim detyre
LEZHË- Arrestohet drejtori i burgut të Lezhës, pas një hetimi 3 mujor. Mbi Valentin Mirin rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.
“Sot me datë 12.04.2013 pasdite, Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm të Burgjeve pas një hetimi intensiv 3 mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, njësia Task Force dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti dhe njësive të specializuara të saj bëri të mundur arrestimin Drejtorit të IEVP Lezhë Valentin Miri. SHKBB pas mbledhjen së një sërë provash materiale ka provuar se drejtori i burgut Valentin Miri ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, mësohet se u gjet një shumë e konsiderueshme vlerash monetare.
(m.a/BalkanWeb)