Dritan Prifti, superpasanik, blen 900 milione leke shtepi Rozeta Rapushi
Me gjithe problemet e shumta qe e mbajten jo pak gjalle debatin ne skenen politike, largimin nga qeveria, me pas edhe nga Levizja Socialiste per Integrim, debatet dhe hetimet per video te fshehta, ana financiare e deputetit Dritan Prifti ne vitin 2011, ka qene teper e mire. Ne deklarimin e pasurise, te mundesuar nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, Prifti ka blere nje apartament, ne vleren prej 62.900.000 lekesh, me 1 shtator te vitit te kaluar. Madje, po ne te njejten kohe, ka blere gjithashtu edhe nje garazh, te cilin e ka paguar bashke me apartamentin, ne vleren prej 50 mije eurosh. Nderkohe qe si te ardhura, deputeti Prifti, tashme ka deklaruar per vitin 2011, vetem ato te siguruara nga paga e deputetit te Kuvendit, qe kapin vleren vjetore, 2.262.953 leke. Nderkohe, nga ana tjeter, familja Prifti ka blere edhe nje tjeter shtepi. Bashkeshortja e deputetit, Meri Prifti, me 27 korrik te vitit te kaluar, ka blere shtepi ne vleren prej 135.000 eurosh, te cilen e ka 100% ne pronesi te saj. Nderkohe qe deklaron, se po ne korrik te vitit te kaluar, ka marre nje kredi, ne vleren prej 500.000 eurosh, me nje kest mujor shlyerjeje, ne vleren prej 19.365 euro ne muaj. Nje vit me pare, pasuria e Priftit ka qene objekt shume i diskutueshem dhe i sulmuar nga socialistet ne opozite. Ne korrik te vitit te kaluar, socialistet kerkuan zbardhje ne detaje te pasurise se tij, me akuzat se ai ka perfituar shuma marramendese, ne kurriz te postit te ministrit, ne kabinetin Berisha. Ndonese Prifti i pergenjeshtroi te gjitha akuzat e opozites, se ka perfituar nje shume prej 1.8 milione eurosh pasuri, nga aksionet e kompanise se familjes se tij. Nderkohe, Inspektoriati i Larte i Deklarimeve dhe Pasurive, filloi edhe hetimin e plote te pasurise se ministrit ne fjale, pas vertetimit dhe kontrollit ne detaje, te cdo qindarke te deklaruar dhe verifikimin ne terren. Ky institucion, pas akuzave te perseritura, pa me lupe pasurite e ish ministrit. Ne deklarimin vjetor te pasurise, per vitin 2010, ish Ministri i Ekonomise, Prifti, deklaroi te ardhurat nga paga e tij si minister dhe deputet, dhe nje rritje ne llogarine bankare, prej rreth 3500 eurosh. Nderkohe qe bashkeshortja e tij, deklaroi te ardhura nga shitja e 30.5% te aksioneve te kompanise "Fortis 2", ne vleren 500.000 euro dhe nje xhiro vjetore te kapitalit, prej 451.000 lekesh. Gjithashtu, edhe blerjen e nje apartamenti prej 57m2 siperfaqe, me vleren e 460.800 lekeve.
PASURIA
Blerje apartamenti, 62.900.000 leke (50%)
Blerje garazhi, 50.000 euro (50%)
Te ardhura nga paga si deputet, 2.262.953 leke
Pakesim gjendje cash, 100.000 euro
Pasuria, bashkeshortja Meri Prifti
Blerje apartamenti, 135.000 euro
Kredi nga banka "Credins", 500.000 euro, kest mujor 19.365 euro
PASURIA
Blerje apartamenti, 62.900.000 leke (50%)
Blerje garazhi, 50.000 euro (50%)
Te ardhura nga paga si deputet, 2.262.953 leke
Pakesim gjendje cash, 100.000 euro
Pasuria, bashkeshortja Meri Prifti
Blerje apartamenti, 135.000 euro
Kredi nga banka "Credins", 500.000 euro, kest mujor 19.365 euro