E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga hajnit, pranon 10 vjedhje

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë për vjedhje të rënda.

Policia bënë të ditur se pas hetimeve të zhvilluara disa javore është arritur që të identifikohet dhe arrestohet kryesi i 10 rasteve të ndara të vjedhjeve.

I dyshuari në polici i ka pranuar të gjitha vjedhjet dhe i njëjti me vendim të prokurorisë është dërguar në qendrën e mbajtjes. Njësiti i hetimeve në nivel të stacionit po merret me rastin./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›