E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga ish-kampionit të peshëngritjes, u kap me armë pa leje

26/03/2010 Arrestohet Daniel Godelli

ELBASAN- Kampioni i peshëngritjes në vitin 2008 është arrestuar pasditen e djeshme në zonën e Peqinit, teksa mbante me vete në pistoletë pa leje. Pas një kontrolli në banesën e Daniel Godellit u gjet edhe arma me disa fishekë, si dhe detonatorë. Nga burimet e policisë mësohet se Godelli ishte nisur nga Peqini për të shkuar në Vlorë dhe prej andej do të udhëtonte për në Itali. Arrestimi i Godellit u krye kur atij iu gjet pistoleta, fishekët dhe detonatorët, ndërsa ish-kampioni i peshëngritjes nuk shfaqi rezistencë ndaj uniformave blu. Medaljet e para të arta dhe titulli i parë kampion Evrope nga Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të Rinj, që u zhvillua në Durrës nga 14-21 shtator të vitit 2008, Shqipërisë i janë dhuruar nga peshëngritësi i ri i ekipit të Shtërmenjit, Daniel Godelli. Një paraqitje e mrekullueshme e tij në peshën 62 kg është kurorëzuar më së miri me tri medalje, dy të arta dhe një të argjendtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›