Bonot, hyn në fuqi udhëzimi
26/03/2010 Duke filluar nga data 1 prill bankat do të fillojnë të shpërndajnë letrat me vlerë
I gjithë procesi do të zgjasë 7 muaj. Përdorimi për legalizimet dhe privatizime
Hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave për rishpërndarjen e bonove të privatizimit, të cilat qytetarët i kishin depozituar vite më parë në fondet e investimeve. Nëpërmjet një udhëzimi të ministrit të Financave, Ridvan Bode, të gjithë qytetarët që kanë përfituar bono dhe letra me vlerë gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike dhe i kanë depozituar më së shumti në kompaninë e njohur “Anglo-Adriatika”, do të përfitojnë vlerën e tyre nga bankat, për ta hedhur më pas sërish në treg. Në udhëzimin e botuar dje në Fletoren Zyrtare thuhet se “rishpërndarja e bonove të privatizimit dhe të letrave të të përndjekurve, të investuara në fondet e investimeve, të krijuara në përputhje me ligjin nr. 7979 datë 26.07.1995 “Për fondet e investimeve” do të kryhet pranë bankave të nivelit të dytë, që kanë shërbyer si banka depozituese të fondit përkatës”. Urdhri parashikon në të njëjtën kohë se procesi i rishpërndarjes së bonove do të fillojë më 1 prill të këtij viti dhe do të zgjasë 7 muaj, deri më 30 shtator. Në të njëjtën kohë, qytetarët do të drejtohen në bankat e nivelit të dytë për të rimarrë bonot, ndërkohë që vetë bankat do të aplikojnë tarifat e tyre për çdo shërbim. Udhëzimi përcakton se “individët që kanë investuar në fondet e investimit, të krijuara në përputhje me pikën 1 të këtij udhëzimi, e që dëshirojnë të rimarrin mbrapsht bonon/bonot e investuar/ investuara, duhet të paraqiten pranë sporteleve të bankës përkatëse për t’i tërhequr ato. Dokumentet identifikuese dhe dokumentacioni tjetër i nevojshëm përcaktohet nga banka”. Ndërkohë nga ana e tyre, bankat e nivelit të dytë do të raportojnë pas 30 shtatorit pranë Ministrisë së Financave për sasinë e bonove që janë shpërndarë dhe ato të mbetura. “Procedura e asgjësimit të bonove të mbetura do të rregullohet me akt të veçantë, në përputhje me legjislacionin e fushës”, vijon më tej udhëzimi i ministrit. Në të njëjtën kohë, për të gjithë qytetarët që nuk jetojnë më, por që kanë depozituar vite më parë bono privatizimi, do të zbatohet praktika e parashikuar në Kodin Civil lidhur me trashëgiminë. Megjithëse do të jenë bankat që do të përcaktojnë dokumentet për tërheqjen e bonove, mësohet paraprakisht se të interesuarit duhet të kenë patjetër një dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti, si dhe dokumentin që kanë depozituar bonot. Në rast se një nga këto dokumente do të mungojë, atëherë do të jetë e pamundur tërheqja e shumës së bonove që janë depozituar. Qeveria e PD-së, pas vitit 1992 hodhi në treg bonot të cilat qytetarët do t’i përdornin për privatizimin e aseteve shtetërore. Kompania kryesore “Anglo-Adriatika” dhe disa të tjera morën licencën për të grumbulluar këto bono, por pas trazirave të vitit 1997 ato ngelën të ngrira. Amerikanët arritën që deri në fund të vitit 1999 të grumbullonin rreth 9 miliardë lekë, të cilat më pas mbetën të bllokuara në bankë. Sipas një ligji të pak muajve më parë, ato do të hyjnë sërish në treg në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Mendohet se vlera e tyre në total shkon deri në 820 milionë dollarë. Përfshirja në procesin e legalizimit e bonove të privatizimit ka sjellë një tjetër ritëm në qarkullimin e këtyre të fundit. Sanksionimi për përdorim të tyre në një sërë ligjesh e projektligjesh për procese të ndryshme ka rritur interesin për to dhe rrjedhimisht edhe tregu është bërë më aktiv për sa i përket këmbimit. Përmes futjes në qarkullim të bonove të privatizimit synohet gjallërim më i madh i tregut të këmbimit të tyre. Procesi që ka përfshirë në masë pagesën me bono privatizimi është ai i legalizimeve.
Shitja
Pavarësisht se pagesa me bono privatizimi për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje sapo ka filluar, interesi i qytetarëve për blerjen e tyre në treg është thuajse minimal. Kjo mungesë interesi ka bërë që vlera e bonove të shënojë menjëherë ulje dhe dje vlerësoheshin me vetëm 11 për qind. Pagesa e legalizimeve me letra me vlerë filloi ditën e premte, më 12 mars, dhe në tregun e bonove kjo u ndie menjëherë, pasi vlera e tyre arriti menjëherë në 14 për qind, duke pësuar rritje.
Sasia
Sipas përllogaritjeve, gjendja e bonove të privatizimit dhe vlera në miliona lekë të shpërndara zë më shumë se 51 miliardë lekë ose rreth 68 për qind. Rreth 24 miliardë lekë janë të pashpërndara dhe në total zënë rreth 75 miliardë lekë bono privatizimi. Në procesin e privatizimit janë përdorur rreth 11 miliardë lekë bono, ndërsa 74 miliardë nuk u arritën të përdoreshin. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë, të cilët përfituan nga letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit, shumica e të cilave nuk është futur ende në përdorim.