Qendër studimore albanologjike dhe ballkanike
26/03/2010 Universiteti i Gjirokastrës
GJIROKASTËR - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ka premtuar në konferencën shkencore me temë “Procesi i Bolonjës një realitet tashmë i prekshëm, sfidat për t’u zgjidhur”, që u organizua në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, krijimin e një qendre studimore albanologjike dhe ballkanike në këtë institucion.
Duke diskutuar mbi sfidat e procesit të Bolonjës për universitetet me profil pedagogjik, ministri ka inkurajuar Universitetin e Gjirokastrës për të përfituar kurse studimesh në këtë fushë dhe të ardhurat që krijohen, të përdoren në interes të tij, duke bërë prezent shansin mbi fuqizimin dhe kërkimin shkencor në albanologji.
“Krijimi i profesoratit dhe përgatitja e një profili konkurrues në treg, do të sigurojë jetëgjatësinë dhe interesin për universitetin tuaj”, tha zoti Tafaj. Gjithashtu, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ka zhvilluar pasditen e djeshme edhe një takim me studentët e filialit ekonomik të Universitetit të Tiranës në qytetin e Sarandës.
“Përmirësimi i cilësisë kërkon investime dhe buxhet, për të arritur që të prodhojmë specialistë të aftë edhe për tregun ndërkombëtar të punës”, tha zoti Tafaj. Ndërkaq, zoti Tafaj është shprehur për një vëmendje më të veçantë për arsimin e minoriteteve, që reflekton drejtpërdrejt edhe në pyetësorin e BE-së dhe që rezulton se Shqipëria ka plotësuar disa standarde evropiane në këtë drejtim.