E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga kryesindikalistit, zhduku mbi 100 milione

Romir Saraci
FIER – Per tete vite rradhazi mori para per te ndertuar nje godine, qe ende nuk ekziston, duke bere qe te “zhduken” mbi 100 milion leke te vjetra. Posti i kryesindikalistit i mundesoi “futjen” ne xhep te mbi 10.6 milion lekeve, ndaj Veledin Fejzullahu, i cili ra dje ne pranga. Presidenti i sindikates se naftes, Patos, u arrestua pas verifikimit te disa denoncimeve ndaj tij per abuzime me fondet e sindikates, gjate viteve 1999-2007, kohe ne te cilen ai ka mbajtur kete post. Puna tete mujore e eksperteve te Zyres se Luftes Kunder Krimit Ekonomik, per venien ne pranga te Fejzullahut, nisi qe prej denoncimit te kryer ne polici nga juristi i kompanise “Albpetrol”, Partizan Dardha, per abuzime me fondet. Verifikimi dhe kontrollet e kryera vertetuan se presidenti i Sindikates se Naftes, ne Patos, ka pervetesuar 10.6 milion leke nga arka e sindikates. Sipas burimeve zyrtare te policise, mesohet se Fejzullahu eshte justifikuar se kjo shume e marre prej arkes se sindikates eshte perdorur per rikonstruksionin e godines se sindikates. “Godina e sindikates ka qene “fantazme”, pasi pas verifikimeve te kryera rikonstruksioni i godines nuk ekziston”, thone uniformat blu. Burimet policore sqarojne faktin se “nje pjese e mire e ketyre lekeve te marra ne arken e sindikates nuk dihet se ku jane perdorur, ndaj per kete punonjesit e zyres se luftes kunder pastrimit te parave ne policine e Fierit po punojne per t’i gjetur se ku jane investuar, per probleme te sindikates apo per pervetesim personale. Burimet zyrtare policore sqarojne faktin se presidenti i sindikates naftes Patos Veledin Fejzullahu kete shume lekesh e ka terhequr nga kompania e naftes “Albpetrol” pasi kane pasur nje kontrate dypaleshe midis tyre. Romir Saraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›