E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E vrava gruan nga pakujdesia”

BURREL - Vetedorezohet ne policine e Tiranes, Ibrahim Lika, qe pretendon se e vrau gruan nga pakujdesia, nderkohe qe po pastronte kallashnikovin. Ekspertiza e policise hedh poshte hipotezen e autorit

BURREL- “Nuk kam pasur asnje motiv per te vrare gruan time. Une po pastroja me vaj kallashnikovin ”. Keshtu u shpreh Ibrahim Lika, bashkeshorti qe pranoi autoresine e krimit ndaj gruas se tij,i cili u vetedorezua ne policine e Tiranes mesnaten e se enjtes. Alibia nuk e bindi policine e Burrelit, drejt se ciles ai u transferua, qe sipas hetimeve doli ne konkluzionin se arma automatike ishte graduar te goditjet me bresheri, e jo te ato me nje plumb. Policia lokale kembengul ne hetimet e saj, ndaj ka pergatitur dosjen perkatese, duke ia percjelle ate prokurorise se Burrelit, nen akuzen e vrasjes me paramendim dhe armembajtje pa leje per 64 vjecarin Lika”.
Lika, banues ne lagjen “Pjeter Budi” ne Burrel, pranoi autoresine e krimit, por eshte mbrojtur duke thene se gjithcka ndodhi nga pakujdesia. Ai pretendon se nderkohe qe po pastronte armen, ajo ka levizur ne menyre te pakontrolluar dhe per pasoje nga krehri i saj u zbrazen te pakten 15 plumba. Autori i vrasjes tashme eshte arrestuar per akuzen e vrasjes me arme zjarri te gruas se tij dhe armembajtje pa leje. Sipas burimeve te policise se Burrelit, Ibrahim Lika, krye krimin ne banesen e tij private rreth ores 13:30 te dy diteve me pare. Ai la te vdekur bashkeshorten, Fiknete Lika, e cila gjeti vdekjen e menjehershme nga tre plumba kallashnikovi. Menjehere pas krimit, Lika u largua nga Burreli me nje mjet tip “ Audi” ne drejtim te Tiranes, duke kaluar tre komisariate policie pa u kapur, per t’u vetedorezuar ne komisariatin Nr. 4 te policise se kryeqytetit. “Jam nga Burreli, sot ne mesdite kam kryer nje krim duke vrare bashkeshorten time Fiknete Liken”, mesohet te kete thene ai ne momentet e para. Ai eshte transferuar nga Tirana dhe eshte izoluar ne qelite e paraburgimit te komisariatit te Burrelit. ar.bu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›