E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertim psikiatrik babait perdhunues

Transportohet per ne burgun e sigurise se larte ne Peqin. Ferit Jaupi rrezikon 5-15 vjet burg. Te njohurit pohojne se ai ishte shume familjar dhe pa probleme nervore
ELBASAN - Babai perdhunues nga Gramshi do t’i nenshtrohet ekspertimit neuropsikiatrik dhe do te izolohet, edhe nese del me probleme psikike. Burimet hetimore te ceshtjes vertetuan paraprakisht se 42-vjecari eshte menderisht i qarte dhe se gjithcka e ka kryer me vetedije te plote. Ferit Jaupi, i cili perdhunoi dhe la shtatzene pak me shume se nje vit me pare vajzen e tij 14-vjecare, pranoi para dy ditesh fajesine, duke e quajtur veten te denje per t’u varur ose per te qendruar pergjithmone ne burg. Nderkohe, femija qe u rrit ne barkun e vajzes se tij i eshte nenshtruar procedurave te biresimit. Prokurori i Elbasanit Durim Bedini, pohoi se "per vepra te tilla penale qe prekin nderin dhe dinjitetin, e per me teper kur ndodhin brenda familjes, eshte detyrim ligjor per te kryer ekzaminim neuropsikiatrik”. Prokuroria e Elbasanit do t’i kerkoje Institutit te Ekspertimit Mjeko-Ligjor ne Tirane qe te ekzaminoje autorin e kesaj vepre penale, procedure kjo e sanksionuar ne Kodin Penal. Por per babane perdhunues nuk ka liri. “Edhe nese del me probleme psikike, ai serish do te qendroje i izoluar nga shoqeria”, tha Bedini. Ne oret e vona te dites se enjte, ndaj tij eshte vendosur masa e sigurise arrest me burg. Feriti ndodhet aktualisht ne dhomat e paraburgimit ne burgun e sigurise se larte ne Peqin.
Banore nga fshati i thelle malor Gjere te Porocanit u shprehen se Ferit Jaupi eshte njeri krejt normal dhe se nuk ka manifestuar asnjehere probleme nervore. “Perkundrazi, ne fshat ai njihej si burre i urte dhe i respektuar, qe shikonte punen e tij dhe qe bente cmos per te rritur femijet”, thane ata. Gjate seancave te pyetjeve, babai qe perdhunoi mizorisht te bijen tregoi te verteten, duke mos fshehur asgje. Prokurorja e ceshtjes, Eliveta Stafa ka ngritur ndaj tij akuzat e kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitur dhe ne gjini, parashikuar nga nenet 101 dhe 106 te Kodit Penal, qe parashikojne nga 5-15 vjet burg per te. Askush nga familjaret dhe te afermit e tij nuk eshte interesuar per fatin qe do ta ndjeke 42-vjecarin ne vijim. Madje, vellezerit dhe bashkeshortja jane treguar teper te ashper, duke i kerkuar organeve te drejtesise ta ndeshkojne ashper njeriun e tyre. “Nese ai do te lihet i lire, une vete do ta vras e do ta djeg me benzine”, deklaroi dy dite me pare e shoqja e tij, Pranvera Jaupi. Por edhe vete Feriti kerkon te mos kthehet me ne strehen ku kreu krimin e rende. "Une nuk kam sy e faqe te dal para femijeve, gruas, nenes dhe vellezerve te mi. Me mire te me varin ose pushkatojne, sepse nuk e duroj dot me kete turp qe me ka mbuluar", eshte shprehur i penduar banori nga Porocani.
M. Kasemaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›