E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnje, trajleri përplas 10 vjeçaren

Tentuan të kalonin autostradën nën e bijë, gjen vdekjen 10 vjeçaria. Shkak i vdekjes ka qenë përplasja me një trajner i cili për të shmangur këtë aksident është përplasur me dy makina të tjera. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. 

LUSHNJE- Një vajzë 10 vjeçare ka gjetur vdekjen si dhe dy automjete kanë mbetur të dëmtuar nga një aksident i rëndë automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Zhame, në autostradën Lushnje- Rrogozhinë. E mitura me inicialet P.GJ banore e fshatit Zhame të rrethit të Lushnjes, ka qenë së bashku me të ëmën e saj në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të autostradës, atëherë kur ka pësuar dhe goditjen fatale nga një trajler me targa LU1534 C me drejtues Rushit Kërçuku. Vajza 10 vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e godtijes nga një gomë e pasme e këtij mjeti transportues.
Përpjekja e drejtuesit Kërçuku për të frenuar ka shkaktuar edhe përplasjen e këtij të fundit me dy automjete të tjera të parkuara pranë një lokali aty pranë. një Benzi me targa LU 5174 B si dhe një autoveture tip Opel. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ndërsa është shoqëruar në komisariatin e Lushnjes dhe drejtuesi i mjetit tip trajler Rushit Kërçuku. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›