E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga në Elbasan vrasësit të priftit italian, 2 në pranga në Itali

ROME / ELBASAN - Një operacion i përbashkët i Interpol Tiranës dhe Romës në bashkëpunim me policinë shqiptare ka bërë të mundur  arrestimin në Elbasan të Gazmor Haxhillarit, të akuzuar për vrasjen e një prifti në Itali, dhjetorin e kaluar.

Gazmor Haxhillari u arrestua mbrëmë në Elbasan, ndërsa i vëllai i tij Bledar dhe bashkëpunëtori i tretë Fation Kraja u arrestuan në Itali.

Dom Mario Del Becaro është goditur për vdekje me grushta nga disa persona të cilët kishin hyrë për të grabitur famullinë ku prifti jetonte i vetëm. Krimi ndodhi në dhjetor 2012.

Arrestimi i Gazmor Haxhillarit u krye në orët e vona të mbrëmjes dhe polcia shqiptare deri tani nuk ka dhënë shumë detaje. Nga ana e policisë italiane mësohet se Gazmori dyshohet se është autori kryesor i këtij krimi.

VRASJA E PRIFTIT PER TA GRABITUR
Ngjarja ndodhi në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, kur prifti 63 vjeçar Don Mario Del Becaro u rrah deri në vdekje, në famullinë ku jetonte i vetëm. Pas ngjarjes mjeku ligjor arriti në përfundimin se prifti ishte tortuaruar.  Dyshohet se vrasjen e ka kryer Gazmori, ndërsa vëlla i tij Bledar si dhe Fatjon Kraja ishin bashkëpunëtorë.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›