Dieta e qeverise 21 mije punonjes me pak ne pese vjet

Qeveria ne diete e Kryeministrit Sali Berisha ka shkurtuar gjithsej 21.136 punonjes te administrates ne pese vitet e fundit. Pjesa me e madhe e tyre jane shkarkuar nga detyra per shkak te reformes se dietes qeveritare ndersa statistikat e institucioneve si Avokati i Popullit tregojne se vetem 1300 persona kane perfituar per nje vit te drejte rroge pas largimit nga puna. Rastet per largimet e padrejta nga puna gjykohen nga Komisioni i Sherbimit Civil i cili prej pak ditesh drejtohet nga nje ish-deputet i Partise Demokratike ne legjislaturen e shkuar. Ne vitin 2005 administrata Nano kishte ne total 110.340 punonjes ndersa aktualisht ne vitin 2010 administrata Berisha ka ne total 89.204 punonjes. Diferenca me rreth 21 mije punonjes eshte nje tjeter fakt qe rendon panoramen e administrates shqiptare pas kritikave te fundit nga raporti analitik i 2010-s nga Komisioni Europian per administraten e politizuar. Nuk ka ende nje shifer te qarte sesa eshte demi i perllogaritur ne buxhetin e shtetit per te gjithe punonjesit e administrates te larguar nga puna ne menyre te padrejte. Nga reforma politike e deri ne nje vendim te gjykates ndodh nje proces zinxhir qe ka nje kosto te dyfishte per buxhetin e shtetit. Ne pese vitet e fundit mes institucioneve te paditura nga ish-nepunesit e administrates jane edhe Parlamenti dhe Keshilli i Ministrave. Ndryshimet e shpeshta te administrates shteterore si dhe prishja e kontrates se punes ne menyre te njeanshme ka sjelle qe qeveria dhe ministrite e linjes te paditen ne Gjykaten e Tiranes. Objekti i padive eshte detyrimi i te paditurit qe ti paguaje personit qe eshte hequr nga puna pagen e nje viti dhe perfitimet e tjera qe njeh ligji per nderprerje te menjehershme dhe te pajustifikuar te marredhenieve te punes. Megjithate personat qe kundershtojne largimin nga puna kerkojne edhe demshperblime te ndryshme si dhe rikthim te menjehershem ne vendet ku kane qene.
Reforma e shkurtimeveDikasteri i Kryeministrise nga 325 punonjes qe kishte ne 2005-n ne vitin 2010 ka gjithsej 128 punonjes. Te vetmet ministri te cilat nuk kane pesuar ndonje ndryshim thelbesor te numrit te te punesuarve jane Ministria e Brendshme dhe ajo e Integrimit. Ministria e Financave ka pesuar rritje thelbesore te te punesuarve. Nga 476 punonjes qe kishte ne vitin 2005 tani kjo ministri paguan per 3130 punonjes. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka gjithashtu nje zbritje te ndjeshme ne numrin e punonjesve te saj e cila zbret nga 43980 ne 39030 persona. Edhe Ministria e Shendetesise ka nje zbritje drastike te te punesuarve e cila shkon nga 21310 ne 3444 persona. Ministria e Mjedisit po ashtu ka nje rritje te numrit te punonjesve i cili shkon nga 102 ne 1360 persona. Reforma ka prekur edhe institucione si Sherbimi Informativ Shteteror i cili tashme ka 940 punonjes nga 1400 qe kishte ne vitin 2005 por edhe Institutin e Rehabilitimit te te Perndjekurve Politike i cili nga 50 punonjes sot perbehet nga 24 te tille.