E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavadhia poeti i mallkuar dhe i marre

Me 1884-n poeti francez Paul Verlaine 1844-1896 botoi nje antologji poetike te pazakonte per kohen antologjine Les poegravetes maudits Poetet e mallkuar. Renditi aty emra te njohur per lexuesin e sotshem por qe ne ate kohe nuk ishin pjese e leximeve tradicionale. Kjo ndodhte sepse poezite e tyre flisnin kryesisht per anet e erreta te jetes dhe te shpirtit njerezor per friken dhe obsesionet per gjakimet e ndyra per lakmine degjenerimin flisnin per varesine nga alkooli veset dhe droga. Prandaj dhe ishin poete te mallkuar sepse pohonin ate realitet qe mohohej nga qyteterimi i kohes. Nje varg te njerit prej ketyre poeteve nje varg nga poezia Lettre du Mexique Leter nga Meksika shkruar nga dashnori i detit Tristan Corbiegravere 1845-1875 Nikos Kavadhias e vendos ne balle te vellimit me poezi Marabu Rien nest beau comme ca ndash matelot ndash pour un hojme Asgje nuk eshte me e bukur se kjo ndash detar ndash per burrin Les Amours jaunes 1873. Eumlshte libri i pare eshte njefaresoj dita e lindjes se poetit. Perpara se te hysh ne boten e tij poetike vete shkrimtari sakteson njefaresoj identitetin e vet Une jam i mallkuar Me pas perkunder emrit qe i ka dhene familja / shoqeria qe me poezine e pare pagezon veten me nje emer tjeter me emrin e nje zogu te tropikut Marabu Dhe shton ...te vetmuar dhe te cmendur njesoj jemi te dy Marabu Marabu. Kavadhia ndiente se per boten kete bote ku jetojme edhe ne sot ishte i mallkuar dhe i marre. Atehere e la menjane token qe lekundet me fort se anija mes gjeratores dhe tufanit per ta lidhur besen me ujin me detin. Bota nuk e pati me sy te keq poetin. Ne fund te fundit bota nuk ka pasur me sy te keq asnje nga poetet qe kane jetuar ne te as poetet e mallkuar. Por ja qe Kavadhia nuk ndihej mire ne stere me merren mendte thoshte. Kurse ne det atje jo nuk i merreshin mendte thoshte Nuk i pelqente uji i ndenjur i pellgjeve apo i porteve. I vinin zorret ne fyt kur shikonte njerezit qe ndotnin ujin e detit. I merrej fryma nga duhma e maleve me mbeturina qofte te gjalla qofte te vdekura. Prandaj zgjodhi ajrin e paster ujin e kthjellet ndonese kjo jete kishte shume vetmi. Zgjodhi te ishte udhetar i perhershem per sa kohe qe merrte fryme. Keshtu bota nuk deshi ta mallkonte poeti nuk deshi te mallkohej por ne fund ndodhi bota e mallkoi me syrgjyn poeti e ndjeu mallkimin dhe zgjodhi te shijonte jeten sic ia kishte enda. E gjithe kjo menyre te menduari pare me syrin e arsyes se ftohte eshte marri eshte paranoje. Keshtu vjen natyrshem emri i dyte i poetit Marabu qe do te thote pak a shume i marre. Me nje gjuhe te qemtuar me tinguj qe lodrojne ne gjuhen qe i shqipton me saktesi prej maniaku Kavadhia ndertoi gjithesine e tij poetike ne 52 poezi botuar ne 3 vellime pa futur ketu poezite e botuara neper periodike gazeta apo ato te botuara pas vdekjes. Vargjet e tij jane peizazhe. Shpesh pamje te kunderta vendosen prane njera-tjetres juxtaposition si ne nje film te cakorduar vajza nga Amoi vendoset prane mulates se Tenerifes temperatura e Tropikut kundruall sifilizit te Rios detaret e mbytur ngrihen per te pushtuar anijen dhe ti krehin vajzes floket per here te fundit kurse kjo pas kerkeses se poetit eshte duke mprehur shpatat. Malli dashuria cartamendja semundjet e detareve lodhja nga turnet ne anije ajri i ndotur i qyteteve dhe i porteve trupat e prostitutave dhe trupat e detareve skalitur me tatuazhe jane disa nga temat e poezive. Por me shume merret me njeriun dhe dhimbjen njerezore memen e poezise. Ne fund tri dite para se te vdese Kavadhia shkruan Nje meduze e kalter ta vuri syrin merr shenje / mbete peng ne pellg rrethuar nga rraxhat dhe oktapodet Traverso. Jetoi sic deshi bohem i oqeanit skllav i kabines se radistit ne ajer te paster dhe uje te kthjellet. Per te vdekja ishte uje i ndenjur mocal me qenie te plogeshta dhe te squlleta. Rien nest beau comme ca matelot dhe e kishte fjalen per vdekjen. Edhe keshtu mund te lexohet Kavadhia. Perkthimi i ketyre poezive ishte pervoje me shume fytyra kenaqesi dhe lodhje sfide dhe mirenjohje. Kenaqesi sepse me ne fund solla ne shqip nje tube poezi qe i kam dashur kaq fort dhe i kam kenduar pafundesisht me vete. Lodhje per arsyen e thjeshte se pervec hijeshise poetike te tekstit shqiperuesit i bie per barre te ndeshet edhe me estetiken e vargut me metrin dhe rimen. Sfide sepse nuk do te doja ti hyja ne hak poezise se Kavadhias. Mirenjohja i drejtohet ne fund poetit i cili u be shkak qe ta dashuroja me fort gjuhen ne te cilen shkroi dhe njekohesisht me shtyu ti latoja aftesite e vargezimit te disiplinuar ne shqip.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›