E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga oficerit të policisë,ndihmoi Dajtin

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga sot Mariglem Muçën, inspektor në Drejtorinë e Policisë së Durrësit pasi dyshohet se ndihmonte Dritan Dajtin gjatë kohës që ishte në arrati. Gjykata e Durrësit në bazë të provave kishte dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Muçën.
Hetimi u bë nga SHKB dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Arrestimi i Muçës u bë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Dritan Dajti u arrestua në gusht të këtij viti. Ai vrau katër punonjës policie në aksionin për kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›