Presidencialet, drejt balotazhit Basescu dhe Geoana
Në bazë të exit poll-eve të para të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti aktual, Traian Basescu, dhe rivali i tij, socialdemokrati Mircea Geoana, do të shkojnë në balotazh
Rumunët votuan për zgjedhjen e Presidentit të ri në një garë të ashpër mes shumë kandidatëve dhe thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë, reformën në drejtësi dhe zgjidhjen e krizës së qeverisë që deri tani ka vonuar ndihmat nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pa formimin e shpejtë të një qeverie të re dhe një shtyse drejt modernizimit, Rumania, në fakt, mund të mos dalë dot nga recesioni ku është zhytur dhe rrezikon të mbetet e fundit ndër vendet ish-komuniste që hynë në Bashkimin Europian. Presidenti i ri do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e reformave me zgjedhjen e Kryeministrit të ri që duhet të zëvendësojë koalicionin e qendrës së majtë, të rrëzuar në tetor. Zgjedhjet pritet t‘i japin fund krizës politike, e cila erdhi si pasojë e rënies së qeverisë së qendrës së djathtë të kryesuar nga liberaldemokrati Emil Boc.
Deri pak ditë më parë, rezultatet e sondazheve ishin këto: presidenti aktual, Traian Basescu 35 %, kundrejt 30 për qind të sfidantit të majtë Mircea Geoana. Kandidati i tretë, Crin Antonescu, kishte një mbështetje prej 18%. Balotazhi i mundshëm është fiksuar për në datën 6 dhjetor. Socialdemokratet opozitarë u tërhoqën nga koalicioni i qendrës së majtë në muajin tetor. Po ashtu zgjedhësit do të votojnë në referendum për reformën në dy dhomat e Parlamentit. Ata votuan edhe nëse duhet të mbylle apo jo një prej dhomave të Parlamentit dhe për shkurtimin numrit të deputetëve. Në votime u thirrën 18 milionë rumunë. Kutitë e votimit u hapën në orën gjashtë dhe u mbyllën në orën tetë të mbrëmjes me orën lokale. Qendra votimi u hapën edhe jashtë vendit, në Itali dhe Spanjë ku jetojnë shumë rumunë. Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që kur vendi u anëtarësua në BE tre vjet më parë. Këto zgjedhje shënuan një numër shumë të ulët pjesëmarrësish në votime.