Pranga oficerit të Krimeve të Rënda, ndihmoi Dritan Dajtin
TIRANE-Një inspektor i krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së qarkut Durrës është arrestuar sot paradite pasi akuzohet për dhënie ndihmë të Dritan Dajtit në kohën kur ai ishte në arrati.
Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, pas 6 viteve arrati. Në 2003 Dritan Dajti, i cili po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga ambientet e gjykatës së Tiranës. Më 7 gusht 2009, gjatë operacionit për arrestimin e tij, pranë pistës "Iliria" në Durrës Dajti ekzekutoi 4 policë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.
Dyshimet se inspektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit Mariglen Muca kishte lidhje me Dritan Dajtin lindën pas zbardhjes së tabulateve telefonike që iu sekuestruan këtij të fundit pas arrestimit të tij.
Mariglen Muca u arrestua sot paradite nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Kirimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda kishte firmosur masën e arrestit burg ndaj inspektorit të policisë.
Mësohet se Muca është marrë në pyetje nga hetuesit. Burime të prokurorisë, të cilat u referohet tv NEWS24 konfirmojnë se ka prova të sigurta të cilat vërtetojnë se inspektori Mariglen Muca ka ndihmuar Dritan Dajtin dhe ka bashkëpunuar me të gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.
Operacioni i 7 gushtit
Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Dritan Dajti ndodhi më 7 gusht 2009, pranë pistës “Iliria” në Durrës. Agjentë të skuadrës speciale operacionale që mbanin nën vëzhgim të shumëkërkuarin Dajti, u hodhën në veprim duke tentuar t’i vënë prangat. Por, i kërkuari u përgjigj me plumba duke ekzekutuar Fatos Xhanin, shefin e skuadrës së operacioneve speciale, Saimir Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskon. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe Ledion Mara, që ndodhej në një makinë me Dajtin. I dënuari për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i “Besa Construksion” në vitin 1999, mbeti i plagosur me dy plumba dhe u paralizua në këmbën e majtë. Në vitin 2003 mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës, dhe prej atëherë dyshohet të ketë drejtuar një grup kriminal që i vinte gjoba bizneseve dhe merrej me trafik droge. Në pranga përfundoi Erges Xhoxhi, kunati i autorit të masakrës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur dhe dy muaj hetimet për dosjen “Dajti”, me qëllim kryerjen e disa veprimeve të tjera për zbardhjen e masakrës së 7 gushtit.
(s.g/BalkanWeb)