Pranga organizatorit të protestave në Hamallaj
Policia e Gjirokaster arrestoi teksa hyne te Shqiperi, organizuesin e protestave të dhunshme kundër prishjes së ndërtimeve pa leje disa dite me pare në Hamallaj të Durrësit. Policia bëri të ditur se sot ka vënë në pranga shtetasin Gjon Pera 33 vjec, i shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për organizimin e protestave të dhunshme ndaj policisë në datën 9 Korrik në Hamallaj të Durrësit. Pera u vu në pranga teksa po kthehej nga Greqia mëngjesin e sotëm.
Nga dyshimet e para rezulton se Pera me 9 Korrik ishte në krye te protestuesve që u konfrontuan me policinë duke plagosur me molotov 3 prej efektivëve blu. Banoret u perfshine ne proteste te paligjshme pas tentativës së inspektorëve të ndërtimores për të prishur rreth 150 ndërtime pa leje në Hamallaj të Durrësit.
Denada Shkodrani < I mëparshmi