E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, KE përshëndet konsensusin: Kapërceni ngërcin

BRUKSEL-Këshilli Europian mirëpriti hapat e fundit pozitiv lidhur me bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës në vendosjen e një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore si dhe për ngritjen e një grupi pune për procedurat parlamentare.

Këto janë përfundimet për Shqipërinë në mbledhjen e Komisionit Europian të zhvilluar mbrëmë në Bruksel.

Sipas Komisionit Europian, këto zhvillime pozitive duhet të ndihmojnë për të tejkaluar ngërcin politik që ka dominuar skenën politike në Shqipëri.
Zgjedhjet e fundit të muaj Maj u konsideruan në përgjithësi konkuruese dhe transparente, megjithatë procesi elektoral u shënuan nga disa mangësi të cilat duhen adresuar brenda kornizës ligjore të reformës. Në mënyre të përmbledhur Shqipëria ka bërë progres të limituar për të përmbushur kriteret politike për anëtarësim dhe për 12 prioritetet kyce per hapjen e negociatave.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›