Fier, vrasja e biznesmenit Spaho, policia: Dyshohet hakmarrja, 1 në pranga
FIER- Zbardhet vrasja e biznesmenit Spartak Spaho në Fier. Policia ka arrestuar një të dyshuar si autorin kryesor të ngjarjes.
Bëhet fjalë për 33-vjecarin Agim Hyka, i cili ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vrasjes me paramendim, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të kryer krimin.
Emrat e bashkëpunëtorëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimesh, ndërkohë që sipas policisë mendohet se motivi i vrasjes është hakmarrja. Kjo pasi disa vite më parë autori dyshonte se viktima Spartak Spaho ka vrarë babain e tij, disa vite më parë në Greqi.
Biznesmeni Spaho u vra më 2 dhjetor me breshëri plumbash, në qytetin e Fierit, ndërsa 2 persona të tjerë mbetën të plagosur.
(m.a/News24/BalkanWeb)