Vlorë, alarmi i rremë për eksploziv, pezullohet mësimi
VLORË- Një alarm fals për eksploziv ka pezulluar mësimin në shkollën e mesme të Orikumit në Vlorë. Sipas policisë sanitarja e shkollës ka gjetur një pako të dyshuar eksplozivi në ambientet e ndërtesës duke dhënë alarmin, që pas verifikime u vërtetua se bëhej fjalë për një pako të sajuar si lëndë plasëse.
Kjo ka bërë që shkolla të evakuohej dhe mësimi të pezullohej për rreth 2 orë. Ndërkohë që po hetohet për autorët e kësaj ngjarje, mendohet se mund të kenë qenë nxënësit e shkollës që e kanë bërë për të shmangur mësimin apo provimin.
(m.a/News24/BalkanWeb)