Pranga per përdhunim anëtarit te bandës së Lul Berishës

Edmond Taullaj, i arrestuari është vëllai i Indrit Taullajt, dorës së fortë të bandës së Durrësit dhe i konsideruar si krahu i djathtë i Lul Berishës dhe i dyshuar për disa prej ekzekutimeve më të rëndësishme të bandës gjatë viteve të fundit.
Arrestimi është bërë nga forcat e policisë së Durrësit, atëherë kur autori i ngjarjes së rëndë nuk e priste, pasi kishin kaluar disa ditë nga kryerja e aktit të rëndë. Torturat ndaj shtetases E.Rr. janë bërë brenda 24 orëshit që bashkon datat 19 dhe 20 dhjetor. Vajza ka arritur të bëjë denoncimin vetëm pasi ka mundur ta marrë disi veten nga plagët dhe tronditja e fortë që i ka shkaktuar 23- vjeçari.
Studentja e Ekonomikut dhe Edmond Taullaj ishin njohur para një muaji dhe kanë nisur të frekuentojnë njëri-tjetrin. I arrestuari e ka ftuar të kalojnë bashkë disa ditë në një shtëpi të tijën në plazhin e Durrësit dhe më pas e ka dërguar studenten edhe në shtëpinë e tij në Spitallë. Në 24-orëshin që shtrihet mes 19-20 dhjetorit Edmond Taullaj e ka kthyer vajzën në një skllave seksi, duke përdorur mbi të cdolloj torture në mënyrë të vazhdueshme dhe më pas e ka lënë të lirë, në një gjendje tepër të dëshpëruar e të rëndë shëndetësore.
Vajza është shtruar në spital ku ka marrë mjekime për të kuruar plagët e marra dhe u është nënshtruar gjatë këtyre ditëve trajtimeve me serum për të qëndruar në jetë. Burime spitalore bëjnë të ditur se ajo vazhdon të trajtohet me mjekime dhe serume, ndonëse e ka kapërcyer fazën e rrezikut.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code