E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Ja fondi për ish-pronarët

Qeveria vendos të shpërblejë pronarët e ligjshëm, ndërsa titujt e pronësisë do t’u jepen atyre personave që kanë zaptuar tokat, duke shpresuar te procesi i legalizimit. Ish-pronarët në qytetet kryesore të vendit, si në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, që janë prekur nga ndërtimet informale, do të shpërblehen brenda një kohe të shkurtër nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Vlera e përgjithshme e shpërblimit të ish-pronarëve është 252 milionë lekë. Këshilli i ministrave ka caktuar gjithashtu edhe vlerën e sipërfaqeve takuese të këtyre pasurive. Sipërfaqja totale për shpërblim është 57 mijë metra katrorë.
 
Për të plotësuar të gjithë kuadrin ligjor, shefi i qeverisë i kërkoi ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, të plotësojë të gjithë kuadrin ligjor për shtëpitë e ndërtuara mbi pronën e pronarëve të ligjshëm.

Vlera e përgjithshme për shpërblimin të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.07.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›