Jam i rrethuar, duan të më vrasin. Një i vdekur dhe tre të plagosur në Shkodër
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në fshatin Vukatanë të Shkodrës.
Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Viktima është Gjin Murri.
Burimet policore thonë se ai është qëlluar nga xhaxhai i tij, Çesk Murri.
Gjini, përpara se të vritej ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se është i rrethuar dhe se duan ta vrasin.
Duhet të vini urgjentisht, ka thënë ai.
Por kur policia ka mbërritur aty, ka gjetur një banjo gjaku.
I vdekur ka qenë Gjin Murri dhe tre persona kanë qenë të plagosur.
I plagosur ka mbetur edhe Çesk Murri, i cili gjithashtu ka marrë disa plumba në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Dy të plagosurit e tjerë janë: Aleks Murri, vëllai i viktimës dhe Nik Murri, djali i Çesk Murrit.
Burime në vendngjarje thonë se gjithçka ka nisur pas konfliktit se bagëtitë kishin prishur hardhitë.
