Pranga policit, kërcënonte me thikë të riun
Tre të rinj në Korçë janë arrestuar për shtrëngim me dhunë për dhënie të pasurisë. Operacioni Banesa ka çuar në pranga Endri Torovecin, 32 vjeç, punonjës policie pranë Institutit të Ekzekutimeve të Dënimeve Penale, i cili në bashkëpunim me G.K, 15 vjeç dhe Marjus Shkëmbi, 19 vjeç, kanë kërcënuar me thikë për një vit me radhë 16-vjeçarin V.K.
Përgjatë një viti, të tre personat e arrestuar i kanë marrë sasi të ndryshme lekësh dhe sende te tjera 16-vjeçarit. Në momentin e arrestimit, atyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2000 mije lekë të reja, një armë e ftohtë dhe autovetura me targa KO 7454 B, në pronësi të Endri Torovecit.