Sabri Godo shtrohet në spital, rëndë
Presidenti i nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, është shtruar me urgjencë në spital mesditën e sotme.
Godo është shtruar në urgjencën e Sanatoriumit në Tiranë, pasi vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
Aktualisht, Godo është nën kujdesin e mjekëve të Sanatoriumit dhe vajzës së tij, Anila Godo, ish-ministre e Shëndetësisë.