E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga shperndaresit te droges, shiste kanabis per adoleshentet

TIRANË - Nje shperndares droge per adoleshentet ka rene ne pranga e policise se kryeqytet. Burime nga uniformat blu thane se nje 23-vjecar ka rene ne pranga me 102 grame kanabis sativa. Eugert Shkembi eshte arrestuar gjate nje kontrolli te befasishem, ku brenda portofolit i eshte gjetur sasia e fshehur e lendes narkotike. Por duke perfituar nga sasia e vogel, vetem dy grame, ai i ka deklaruar policise se e kishte per perdorim vetjak. Megjithate, gjate kontrollit ne shtepi, atij i jane gjetur edhe 100 grame kanabis, prove e cila i ka bere me te forta dyshimet e policise. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policise se Tiranes bene te ditur se mesditen e djeshme eshte arrestuar Eugert Shkembi, 23 vjec, banues ne rrugen "Vangjel Capo". Sipas te dhenave zyrtare, arrestimi i tij u be, pasi rreth ores 12.00 te dites se djeshme, ne vendin e quajtur "Disheza e Bajram Currit" eshte kapur ne flagrance nga ana e sherbimeve te policise te Seksionit Kunder Narkotikeve. Gjate kontrollit te baneses iu gjet edhe nje sasi prej 100.6 grame kanabis e mbeshtjelle me ambalazh. Ne keto kushte, Antidroga ka vendosur arrestimin e te riut dhe ne cilesine e proves materiale ka bllokuar 102.6 grame kanabis, dy celulare dhe 25 mije leke. Policia tha se hetimi per kete shperndares kishte nisur rreth nje jave me pare dhe kishte informacion se ai shperndante hashash tek adoleshentet ne zonen ku eshte kapur.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›