E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuar perjete, rrezikon lirimin

KRUJË - I denuar me burg per jete per dy vrasje dhe nje plagosje, ka marre nje epikrize (raport mjekesor), si i semure mendor dhe rrezikon lirimin nga burgu. Simon Gjokeja, viktima e plagosjes se qershorit te 2005, ka reaguar me ane te nje letre drejtuar institucioneve te shtetit, qe te mos lejohet lirimi i Arben Gjokese, nga Fushe-Kruja, autor i plagosjes se tij dhe vrasjes se djalit dhe nipit pas nje konflikti pronesie. Madje ai shkon me tej, duke kerkuar nga ministria e Shendetesise, Anila Godo, qe te kryeje verifikime per epikrizen e leshuar nga mjeku i Krujes, Rifat Daci. Kerkesa per lirimin e Arben Gjokese eshte bere nga avokati gjate nje seance gjyqesore per shqyrtim te dokumentacioneve.

I plagosuri Simon Gjokeja, i cili eshte invalid per shkak te plageve te marra ne priten e kusherinjve te tij, ka reaguar duke i kerkuar, Presidentit, kryeministrit, ministrit te Drejtesise dhe asaj te Shendetesise, qe drejtesia te vihet ne vend dhe qe te mos lejohet pranimi i epikrizes. "Ndaj mjekut te merren masat ligjore, pasi eshte e pamoralshme, qe te jepet nje epikrize e tille e pa vertet dhe pa kontaktuar me te arrestuarin, kur ai eshte nje vrases, ku me ka vrare djalin se bashku me nipin dhe me ka plagosur mua", thote ne letren e tij, Simon Gjokeja, i cili i ngrys ditet brenda kater mureve te shtepise per shkak te demtimit. Ai i ka bere thirrje edhe Ministrise se Shendetesise. "Une e mirekuptoj shqetesimin kur plagosen mjeket, por kur ata vrasin njerez ne menyre indirekte, cfare duhet te bejme ne?", pyet ai.

Sic tregon Simon Gjokeja, epikriza e mjekut Rifat Daci eshte paraqitur ne seancen gjyqesore nga ana e avokatit te Arben Gjokeje, s por qe eshte kerkuar qe te mos merret per baze nga ana e prokurorit te ceshtjes dhe po keshtu edhe nga ana e gjykates. Pas ekstradimit nga Italia te Arben Gjokejes, me 13 nentor 2008, eshte mjeku neurolog i Krujes Rifat Daci, qe ka dhene epikrizen pa vizituar te denuarin me burgim te perjetshem. Mjeku eshte shprehur ne raport se Arben Gjokeja vuante nga semundje nervore dhe se eshte i papergjegjshem menderisht.

Gjakmarrja ka nisur per motive pronesie dhe ka shtyre vellezerit nen gjykim t'u zene pusi kusherinjve te tyre te larget, duke bere vrasjen e dy pjesetareve te familjes Gjokeja nga fshati Derven dhe plagosjen e rende te babait te njerit prej viktimave. Vrasja ndodhi me 18 maj 2005 ne nje kthese te forte te fshatit Gjuricaj te Ishmit, ku mbeten te vdekur dy kusherinjte Eduart dhe Oligert Gjokeja dhe u plagos rende Simon Gjokeja. Prita eshte zene si pjese e nje gjakmarrjeje te nisur pas vrasjes se Palush Gjokejes, vellait te te denuarve. Ne emer te gjakut te marre pak kohe me pare, djemte e Dede Gjokejes nga Derveni i Krujes kane ekzekutuar me arme zjarri djalin e Simonit qe mbeti i plagosur, Eduartin, dhe te miturin Oligert, te cilet ndodheshin ne fshatin Gjuricaj te komunes se Ishmit.

Gjokeja dhe arrestimi per pengmarrje ne 1996

Arben Gjokeja dhe David Gjokeja kane qene te arrestuar edhe ne vitin 1996, per nje tjeter krim qe tronditi Fushe-Krujen dhe mbare opinionin publik shqiptare. Ata akuzoheshin se ne bashkepunim me persona te tjere, kane marre penge nje femije 9-vjecar Besmir Tufen dhe i kane kerkuar nje sasi prej 3 milione leket te atit, si kusht per te liruar te miturin. Ka qene policia e cila i ka dhene parate babait te Besmir Tufes, duke ngritur kurthin dhe duke arrestuar si te dyshuar Arben Gjokejan, David Gjokejan.

Ekstradimi

Arben Gjokeja eshte kapur nga Interpoli ne Itali nje vit me pare ne momentin qe ai ishte duke punuar. Por ekstradimi eshte kryer disa kohe me pare, ne 13 qershor 2008, ne oren 21:00, kur eshte sjelle ne aeroportin e Rinasit dhe me pas eshte derguar ne burg. Ai ishte i denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare Durres me burgim te perjetshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›