E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke, 13 fshatra ne erresire

Puke- Shiu i rrembyeshem dhe era e forte e fundjaves kane demtuar linjen e tensionit te larte ne zonen e Pukes. Prej disa ditesh 13 fshatra ne kete rreth jane "zhytur" ne erresire te plote. Burime zyrtare nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes bejne te ditur se demtimi i linjes se tensionit te larte ne Fierze beri qe 3 komunat e rrethit te Pukes, ku perfshihen 13 fshatra, te vuajne nga mungesa e energjise. Keshtu komuna e Fierzes, komuna e Iballes dhe komuna Blerim e rrethit te Pukes, prej 72 oresh jane pa energji elektrike. Sipas banoreve dhe kreut te komunes se Fierzes, shkak i mungeses se gjate te energjise eshte bere neglizhenca per te riparuar defektin pas shirave dhe bores se rene. Kreu i komunes se Fierzes, Nik Nikaj, reagoi diten e djeshme duke e quajtur absurde mungesen e nderhyrjes nga drejtoria e Hidrocentralit te Fierzes. Per kete ceshtje Nikaj pohoi se ka njoftuar edhe kryeministrin Sali Berisha, nga i cili pret pergjigje per zgjidhjen e situates.

R.Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›