E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetem Ramadani: Nuk punoj fare dhe nga 20 bëj qindra milionë €

Z. Hetem Ramadani merret me MT-në disa orë në ditë, prej më shumë se 15 vitesh. Është i ndjeshëm në vlerësimin se MT-ja është filozofi. Gjithmonë e thekson se MT-ja është metodë e bazuar shkencërisht, të cilën e përjeton në praktikë dhe çdo ditë i shfrytëzon efektet e saj. Çdo ditë lexon disa libra nga fusha të ndryshme, që nga letërsia, menaxhimi, kimia dhe fizika kuantike. Ka dëshirë të mburret se lexon vetëm autorët më të mirë dhe librat më të mirë. Të gjithë librat nga Perëndimi dhe anglisht. Kështu, edhe biseda jonë zhvillohet më shumë në anglisht se në sllovenishten simpatike...
Kush ju ka entuziazmuar për MT-në?
Mjekësia më ka interesuar gjithmonë. Gjithmonë i kam gëlltitur librat për shërimin. Mbaj mend kur më pyeti një herë një librashitëse: “Kaq shumë libra sa blini, duket se po ju ecën mirë biznesi me librat”. “Zonjushe, – ia ktheva, – unë i blej këto libra për t’i lexuar dhe jo për t’i shitur” (qesh). Librin e parë të dr. Chopra-s e kam lexuar në vitin 1993, më pas në 1994-ën kam konstatuar se shkruan në mënyrë të shkëlqyer, për këtë arsye i kam blerë dhe i kam lexuar të gjithë librat e tij. Në vitin 1997 e ftova në firmën time. Firma ime, “Salbatring”, është firma e parë në Europën Qendrore që ka medituar në mënyrë kolektive. E pastaj me dr. Chopra-n jam takuar pesë herë personalisht, dy herë në La Jolla, në Kaliforni, aty ku ka qendrën e vet dhe dy herë në Londër. Më gjatë kemi qenë bashkë dy javë në Gooja, në Indi. Atje kam medituar çdo ditë nga 10 orë. Personalitetin e gjithanshëm dhe gjenial të dr. Chopra-s mund ta vlerësoni vetë. Një herë ishte ulur, ishte përqendruar, dhe tri orë, pandërprerë, recitonte William Shakespeare-n. Isha i bindur se kjo mund të zgjaste edhe tri herë më shumë. Ai që ka provuar të mbajë mend një varg të vetëm të Shakespeare-t, e di se për çfarë po flas. I tiji është edhe përkufizimi i trupit: “Trupi është një grumbull i lokalizuar i energjisë dhe informacioneve në fushën e pakufishme të energjisë dhe informacioneve që e quajmë universi ynë.” Sa shkurt, thjesht, thellësisht dhe saktë. Nëse e keni lexuar atë libër, atëherë e dini shumë mirë se për çfarë po mendoj. Në këtë mendim, ai ka përqendruar tërë dijen mbi njeriun dhe gjithësinë; mbi mikrokozmosin në kozmos, mbi lëndën dhe energjinë. Thjesht, E=mc2.
A keni besuar në MT dhe në efektet e saj që në fillim?
Kurrsesi! I tërë tregimi mbi meditimin është tregimi mbi integrimin e trupit, mendjes dhe shpirtit apo “body-mind-spirit integration”. Edhe dr. Chopra-s i thashë se të gjitha këto janë “gjepura” për të shitur librin. Përpos kësaj, si inxhinier i kimisë, nuk besoja në shpirt. E pastaj i fillova meditimin. Tani, ndërsa meditoj e di se vetëm kjo ekziston; trupi nuk ekziston. Ekziston vetëm vetëdija, mund ta quash frymë ose shpirt. Meditimi të zgjon, e bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin e pastaj trupi është plot e përplot energji dhe plot inteligjencë. That’s it. When you have an intelligent body with energy, you need nothing else. You have the power, you have the knowledge, what else do you need? (përkthimi: Nëse ke një trup inteligjent, plot energji, nuk të nevojitet asgjë tjetër. Ti ke fuqinë, ke dijen, e për çfarë tjetër ke nevojë?)
Me MT-në merreni prej rreth 20 vitesh. Cilat janë, sipas përvojave tuaja, përparësitë më të mëdha të kësaj teknike?
Me MT-në merrem rregullisht dhe në mënyrë intensive që nga viti 1997. Përmes MT-së kam mësuar shumë gjëra – mbi shëndetin, stilin e shëndetshëm të jetës, mbi shërimin me tru dhe me energjinë kuantike, mbi jetën në tërësi: Kam fituar shumë miq brenda dhe jashtë nëpër botë. Më në fund jam edhe biznesmen tejet i suksesshëm sipas kritereve ndërkombëtare. Do të dëshiroja të theksoja se përparësia më e madhe e MT-së është se ajo ka efekte antistres në tru. Në trurin tim mbisundon rregulli dhe paqja. Para së gjithash jam tejet kreativ në nivelin individual dhe kolektiv. Mendoj për shumë gjëra, e pastaj ato i vërtetoj në praktikë. Momentalisht më shqetëson më së shumti një problem mjekësor i përmasave botërore, që e mundon gjysmën e njerëzve të rritur. Jam i bindur se për të e kam gjetur zgjidhjen. Hëpërhë zbulimin jam duke e verifikuar. Por, shpresoj se me të do të mund t’ia dal brenda një viti. Në fund, por jo për nga rëndësia, teknika e MT-së është e thjeshtë, u përshtatet të gjithë njerëzve, kërkon vetëm 20 minuta në ditë dhe është metoda më efikase nga të gjitha metodat e ngjashme. Në tërë botën ka disa milionë ithtarë aktivë.
Çfarë është thelbi i MT-së?
Secili njeri, pavarësisht nga gjinia, mosha apo besimi, ka shtatë shkallë të vetëdijes: në gjumë, kur ëndërron dhe i zgjuar. Këto janë shkallët e ulëta të vetëdijes, apo low level of consciousness. Njerëzit mendojnë gabimisht se jemi më të mençur kur jemi zgjuar. Nuk është e vërtetë. Në shkallën e lartë të vetëdijes na ngre MT-ja. MT-ja na transhendon në gjendjen e shkallës së lartë të vetëdijes në high level of consciousness, ku bën pjesë bota kozmike, vetëdija e Zotave dhe vetëdija Unike (cosmic, divine and unified consciousness). Atje jemi NJË, unë, ti dhe gjithçka që ekziston.
Çfarë roli apo çfarë rëndësie ka sistemi ynë nervor në MT-në?
Sistemi ynë nervor, truri ynë ka disa miliarda qeliza nervore (neurone) dhe sipas disa vlerësimeve rreth 60 trilionë qeliza. Sistemi ynë nervor dhe qelizat e trurit janë vetëm instrument që na ndihmojnë të futemi në kontakt me fushën unike energjike dhe me ligjet që vlejnë në të. Në këtë fushë gjithçka është e qetë dhe njëkohësisht dinamike. Në këtë fushë gjithçka është e mundshme. Fuqia më e madhe e kësaj fushe është kreativiteti. Kjo do të thotë se krijon vetveten. Krijon gjithçka. Vetëm në atë shkallë të vetëdijes me high level of consciousness shfaqet vetëdija, shpirti.
A mund të na shpjegoni shkurtimisht dhe thjesht, çfarë është kjo fushë unike?
Gjithçka që gjendet në hapësirë, gjithçka duke përfshirë edhe ne, të gjitha galaktikat, makro dhe mikro forcat, forcat e gravitetit, gjithçka bashkohet në një, në fushën që e quajmë fusha unike, apo unified fjeld (fusha unike energjike – shpirti). Kjo fushë unike është burim i gjithsejtë. Shtrohet pyetja se si është krijuar kjo fushë unike? Shkenca thotë se para 13,7 miliardë vjetësh ka ndodhur shpërthimi i madh, “big bang”, ose vibrimi i madh. Fusha zgjerohet edhe sot. Para kësaj nuk ka pasur asgjë.
Çfarë është meditimi, shkurtimisht – a mund të na e përsëritni edhe një herë me disa fjalë?
Meditimi është tejet i rëndësishëm, pasi sjell paqen në trup. Meditimi është vetëm teknologjia e trurit dhe mendjes, që të sjell në paqe. Kur krijojmë paqen, atëherë prekim fushën unike. Secili besim ka një instrument, një tingull, teknologji...që krijon paqen në tru, peace of mind. Një tingull, një mendim i vetëm mund të të sjellë në këtë zbrazëti. Gjatë meditimit trupi yt është i qetë, ti je në kontakt me fushën unike, me high level of consciousness. Në këtë paqe ti je në kontakt me fushën unike, me dijen gjithëpërfshirëse. Në kontakt me këtë fushë, gjithçka është në kontakt me fushën unike; çdo dëshirë jotja, çdo qëllim yti, intention, e ka mbështetjen e fushës unike dhe të ligjeve të kësaj fushe. Vijnë fjalët që duhet t’i themi, të cilat nuk i kemi dëgjuar kurrë deri tani. Ky është kreativiteti, krijimi. We create. Ti bën diçka për herë të parë. Ky është roli i liderit, që kurrë nuk ka dëgjuar për çështjen, por është në gjendje ta krijojë atë.
Ky është zbulimi. Këto janë përvojat. Këtë nuk mund ta gjesh askund në libra. Shortly, whatever I thought, my intention in healthy and wealthy can grow. When I am in peace, I contact the unified. When I am in contact with the unified field, I have support for everything.
Tingëllon në mënyrë tejet filozofike. A është MT-ja filozofi?
Jo, ajo që thashë nuk ka kurrfarë lidhjeje me filozofinë. Ajo që kam thënë është mënyra se si na mundëson sistemi ynë nervor dhe qelizat nervore që të hyjmë në kontakt me fushën unike, ajo është shkencë. Ekziston tradita hindu e vedës që është disa mijëra vjet e lashtë, që nuk është mistike. Këtë e kanë shpjeguar njohësit më të mirë të fizikës kuantike, fiziologët dhe laureatët më të njohur të çmimit “Nobel”.
Pse janë disa më të suksesshëm se të tjerët në MT?
Thjesht për faktin se truri i disa njerëzve vepron më mirë. Disa janë më shumë të stresuar, të tjerët më pak. Disa mund t’i shmangin pasojat e stresit në tru më mirë se të tjerët. Meditimi krijon paqen (peace) në tru, në mënyrë që truri të funksionojë sërish në mënyrë normale. Të krijohet paqja, peace, është problemi më i madh, dhe këtë gjë e arrijmë me meditim.
Njerëzit thonë shpesh se nuk kanë kohë.
Kjo nuk është e vërtetë. Kohën duhet ta marrin, ta organizojnë. Njerëzit duhet ta pyesin veten fillimisht se cilat janë qëllimet dhe prioritetet e tyre. What is my priority? Për mjekun kanë kohë të sëmuren? A do të kenë kohë për të pritur në sallën e pritjes? MT-ja merr dy herë nga 20 minuta kohë, një herë në mëngjes dhe një herë herët pasdite. MT-ja është ilaçi më i mirë antistres, mjekimi më i mirë për qetësim. Ai na çliron nga frika dhe nga stresi. Nuk ka ilaç antistres më të mirë se MT-ja. Ju mjekët dini vetëm të jepni barëra.
Cili është mendimi juaj për stresin?
Dihet. Stresi është sot shkaku i 90% të sëmundjeve. Këtë ju e dini më mirë se unë, pasi keni shkruar tre libra për stresin. Stresi shkakton ndryshime të shumta në rrafshin kimik, çliron hormone, siç janë adrenalina dhe kortizoli, shkakton krijimin e kimisë së re në organizëm, zhduk qelizat dhe shkakton sëmundje të shumta. E çmend njeriun. E bën crazy dhe e angazhon për luftë tërë mendjen dhe trupin.
Si ndihmon MT-ja në punë?
Kontakti me vetëdijen, me spirit-in e zmadhon kreativitetin dhe risinë, këmbimin e informacioneve, mendimeve dhe ideve, që sillen në fushën unike energjike. Të mos harrojmë, edhe mendimi është energji. Më tutje, kontakti me fushën unike energjike rrit dëshirën, qëllimin dhe gjasën e ngjarjes. Kështu, rastësitë, në fakt, nuk janë rastësi. E gjitha kjo më mundëson që të meditoj, të mos punoj fare dhe, nga 20 milionë, t’i bëj disa qindra milionë euro.
*Shënim: Intervista botohet me shkurtime dhe titujt janë të redaksisë.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›