E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga te moshuarit, kanosi me "kallash" te birin

Alkooli fut ne sherr babe e bir dhe vetem nderhyrja e familjareve ka shmangur nje tragjedi ne fshatin Kutalli te Beratit. Nje 72-vjecar eshte arrestuar nga policia, pasi u denoncua per kanosje me automatik "Kallashnikov" dhe armembajtje pa leje. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur oret e vona te se merkures, duke zbardhur dita e djeshme. Ne pranga ra Xhevdet Hoxha, kurse i kercenuari ka qene djali i tij 30-vjecar, Justiliani. Mesohet se familja Hoxha festonte me daten 2 janar nderrimin e viteve me pranine e te gjithe pjesetareve dhe alkooli mendohet te jete shkaku kryesor i grindjes. Burime te policise moren ne pyetje te dyja palet dhe mesohet se fillimisht babe e bir kane debatuar, por kane dale jashte kontrollit duke tentuar perdorimin e armeve. I moshuari eshte perfshire edhe ne konflikt fizik me te bitin 30-vjecar, por me pas ka shkuar per te marre armen e zjarrit, qe e mbante pa leje ne banese. Pasojat jane shmangur nga pjesetaret e tjere te familjes, qe kane nderhyre duke i hequr armen kreut te shtepise. Policia e Beratit hetoi incidentin e rende dhe gjate kontrollit te baneses zbuluan nje arme automatike "Kallashnikov", me numer 001117022-91. Policia arrestoi me pas 72-vjecarin qe akuzohet per "armembajtje pa leje" dhe "kanosje".
E.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›