E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen pazarin, shqiptaret zhdepin pakistanezet

Greqi - Dy grupe emigrantesh, shqiptare dhe pakistaneze, rezidente ne Greqi, jane perfshire ne nje perleshje ne zonen e Artes, dy dite me pare. Bilanci i incidentit eshte dy pakistaneze te plagosur rende dhe po kaq shqiptare te shpallur ne kerkim. Policia helene pas hetimit te incidentit deklaroi se shkaku i perplasjes eshte bere pazari i ulet qe kane ofruar emigrantet pakistaneze per nje dite pune te sipermarresit vendas. Nga 30 euro ne dite qe kishin fiksuar shqiptaret, aziatiket jane ofruar te punojne edhe per pese ose dhjete euro. Rreth 20 shqiptare te gjendur ne vendin e grumbullimit te te papuneve kane reaguar duke iu shpjeguar emigranteve aziatike se nuk duhej ta ulnin cmimin e dites se punes, pasi ata paguajne taksa dhe detyrime te tjera kundrejt shtetit grek. Kaq ka mjaftuar qe debati te degjeneroje ne perleshje te dhunshme me shkopinj dhe mjete te forta. Policia tha se per pasoje, dy emigrante pakistaneze u derguan ne spital me fraktura te renda ne koke dhe plage te tjera. Njeri prej tyre ndodhet ne gjendje te rende shendetesore, nderkohe qe dy shqiptare u shpallen ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›