E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të shumëkërkuarit, ishte dënuar me 25 vjet për vrasje

FIER- RENEA ka vënë në pranga një të shumëkërkuar në Fier, dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje.
Sipas burimeve policore është arrestuar Selami Hasani, 43-vjeç lindur e banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vjet burg për dy vrasje të kryera në vitin 2004.
Operacioni u finalizua pas një muaji përgjimesh, ku u saktësua edhe vendndodhja e të kërkuarit. Në banesë atij iu gjetën edhe dy pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
I arrestuari ka qenë në listën e 160 shqiptarëve të kërkuar nga Interpoli, ndërkohë që cilësohej si një person i rrezikshëm në Fier edhe për shkak të lidhjeve që ka pasur me elementë të inkriminuar.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›