Pranga trafikantit conte klandestine drejt Greqise per 1 mije euro
GJIROKASTR- Policia e Gjirokastres ka arrestuar nje 53 vjecar me akuzen e trafikut te klandestineve. Sipas burimeve policore mesohet se shtetasi G.Hoxha eshte kapur ne flagrance ne vendin e quajtur Qafa e Muzines ne aksin rrugor Gjirokaster-Sarande.
Ndalimi i tij u be gjate tentatives per te kaluar ne menyre te paligjshme kufirin jeshil per ne shtetin grek dy shtetas nga Tirana kundrejt shumes 1000 Euro per secilin- thone te njejtat burime.
Sipas tyre seksioni Kunder Trafiqeve te Paligjshme beri identifikimin me prova ligjore dhe mundesoi arrestimin e shtetasit te lartpermendur per vepren penale te Dhenies ndihme per kalim te paligjshme te kufirit kundrejt fitimit .