ZBARDHEN REPLIKAT-Deshton kompromisiPEJemi te zhgenjyer
PD KUNDER DORIS PACK/ Deputetet e PD dhe PS nuk kane arritur dot te votojne nje dokument kompromisi per zgjidhjen e krizes politike pas debateve te ashpra ne pranine e eurodeputeteve te Parlamentit Europian. Pas takimit te Komitetit Parlamentar BE-Shqiperi kreu i delegacionit te PE Kukan ka deklaruar se ndihej i zhgenjyer nga palet dhe se ky ishte nje mesazh i keq per Europen. Eurodeputetja Doris Pack propozon hetimin e materialeve zgjedhore dhe per kutite te vendose Gjykata Kushtetuese. PD kunder PS pro
Gjithcka ka ardhur per shkak se perfaqesuesit e PS-se dhe te PD-se ne kete takim nuk rane dakord per menyren e hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne perfundim te takimit pasi u anulua
edhe nje konference per shkak te mosgjetjes se konsensusit per deklaraten e perbashket kreu i delegacionit te Parlamentit Europian Eduard Kukan u shpreh i zhgenjyer per keto dy dite pune ne Shqiperi. Sipas tij ndarja e thelle mes dy forcave politike e demonstruar edhe ne tryezen me eurodeputetet eshte nje lajm i keq qe i jepet Bashkimit Europian perpara se ai te vendose per statusin e vendit kandidat. Jam i zhgenjyer sepse per here te dyte nuk arritem te siguronim nje dokument te perbashket. Po behet rutine kjo dhe eshte shume keq. shte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik. Javen e ardhshme do jepet progres-raporti dhe opinioni nga Komisioni Europian. Kjo qe ndodhi ketu nuk eshte lajmi i mire qe i duhej Shqiperise para ketyre ngjarjeve. shte nje mesazh i keq per Europen qe nuk u arrit pas dy ditesh pune nje konsensus prej pales shqiptare. Javen tjeter publikohet raporti i Komisionit Europian per Shqiperine. Une nuk e di cfare permban megjithese disa media e kane prezantuar ate por nuk eshte zyrtare. Por rezultati i ketij takimi perfundimisht nuk eshte nje lajm pozitiv apo konstruktiv per Shqiperine perpara kesaj ngjarjeje tha Kukan ne nje komunikim me mediat ne hollin e hotel Rogner. I pyetur per kete tryeze te cilen Kukan e drejtoi se bashku me deputetin e PD-se Fatos Beja eurodeputeti i djathte shpjegoi edhe arsyen perse nuk mund te kishte nje deklarate te perbashket. Ne nuk mundem dot te arrinim ne nje dokument te perbashket sepse nuk kishte marreveshje nga pala shqiptare. Sipas rregullores nese ka mosmarreveshje eshte e nevojshme vota dhe deklarata e perbashket miratohet kur te dyja palet e delegacionit bien dakord me te.
Debatet ne tryeze
Ne tryezen e djeshme qe ka zgjatur rreth dy ore perpara se te diskutohej deklarata e perbashket deputetet e PS-se dhe PD-se kane perseritur akuzat per korrupsion. Duhet theksuar se ketu ka deputete te maxhorances si dhe ministrat qe ne deklaratat e tyre te pasurise kane genjyer dhe sot jane subjekt i gjykatave dhe jane subjekt i ndjekjes penale nga ILDKP-ja dhe Prokuroria e Pergjithshme. Ky institucion ka vertetuar akuzat e PS-se dhe ka anetare te qeverise te akuzuar te lidhur me mafian ashtu sic ka raporte sekrete ne tavolinen e Kryeministrit tha Sajmir Tahiri. Ndersa deputetja e PD-se Albana Vokshi tha se te dy zoterinjte nga opozita qe folen dhe 8 kolege te tjere i kam paditur ne gjykate per shpifje dhe do te benin mire te paraqiteshin ne gjykata ashtu sic z. Tahiri duhej te ishte paraqitur sot ashtu sic duhej. Le tia lene drejtesise. Maxhoranca nuk e njeh imunitetin dhe qenia si deputete nuk na ka penguar te japin shpjegime ne Prokurori ILDKP apo ne institucione ne tjera.
Debati ne Komision
Ridvan Bode Ne kemi si objektiv rikthimin e nivelit te borxhit publik ne masen 59 nga 59.5 qe pritet te jete ne fund te vitit. Projekt-buxheti 2009 nuk eshte konsertavorist por nuk mund te konsiderohet si optimist. Ai mund te konsiderohet si stimulues per ekonomine.
Antonia Cancia eurodeputet italian Sot Europa eshte e bashkuar dhe duhet te projektojme rrjete te reja lidhese. Si do ti programojme sot keto rrjete Ju jeni sot te gatshem te arsyetoni per Korridorin 8 sepse kur ishim ne Beograd ata thoshin se do te shkojme ne Mal te zi. Po kjo duket si paralele me ate qe programoni ju dhe Korridorin 8. Duhet ti zhvillojme keto korridore dhe eshte ideja per Korridorin 11.
Arben Malaj Ne momentin qe kjo mazhorance ka ardhur ne pushtet pretendonte se borxhi publik mund te shkonte deri ne 49 . Sipas dokumenteve zyrtare qe jane dorezuar nga FMN-ja deri ne vitin 2013 borxhi publik i Shqiperise tenton te shkoje 69 . Elementi i trete ka te beje me koston e borxhit qe po shkon ne 4.1 nga 3.2 qe ka qene.
Saimir Tahiri Duhet theksuar se ketu ka deputete te maxhorances si dhe ministrat qe ne deklaratat e tyre te pasurise kane genjyer dhe sot jane subjekt i gjykatave dhe jane subjekt ndjekjes penale nga ILDKP-ja dhe Prokuroria e Pergjithshme. Ky institucion ka vertetuar akuzat e PS-se dhe ka anetare te qeverise te akuzuar te lidhur me mafien ashtu sic ka raporte sekrete ne tavolinen e Kryeministrit.
Taulant Balla Ne Shqiperi u arrestua nje prej drejtuesve kryesore te organizates mafioze italiane Sacra Corona Unita te perfshire ne nje rrjet qendrash lojerash fati. Sipas njoftimit nga Prokuroria behej pastrim parash. Rezultoi se administratoret e ketyre bizneseve ishte motra dhe kunati i ministres se Integrimit por ajo qe implikon ministren eshte se ajo ben nje deklarate se familja Prudentino nuk kishte probleme me drejtesine.
Albana Vokshi Doja te beja nja dy sqarime qe vertet opozita ka rol te rendesishem por jo kur ajo shpif. Te dy zoterinjte nga opozita qe folen dhe 8 kolege te tjere i kam paditur ne gjykate per shpifje dhe do te benin mire te paraqiteshin ne gjykata ashtu sic z. Tahiri duhej te ishte paraqitur sot sic duhej. Le tia lene drejtesise. Une skam genjyer ne deklaraten e pasurise dhe bashkejetuesi im nuk e ka refuzuar deklarimin e pasurise si person i lidhur. Afati i fundit ka qene sot pra 5 nentor dhe jemi akoma duke u sqaruar me ILDKP-ne per kete ceshtje.
Saimir Tahiri A mund te flas zoti kryetar
Doris Pack Per cfare do te flasesh tani
Saimir Tahiri Ajo me permendi emrin.
Doris Pack Mjaft me me keto. Jam e zhgenjyer nga te gjithe ju dhe po tregoni mungese serioziteti. Kemi 20 vjet qe shohim te njejten praktike. Ne mbledhje te tilla diskutohen fatet e vendit ndersa ne tryeze vazhdojne te njejtat perplasje. Kjo eshte e papranueshme. largohet nga salla ne menyre demonstrative
Sergio Silvestris eurodeputet i djathte italian Sa here qe vij ketu me duket sikur degjoj te njejtat gjera. Me falni por nuk i kemi ne interes keto akuza apo kete gjyq publik. Ky gossip qe beni ju...nuk jemi per kete ketu. Ju degjova qe leshoni akuza te forta shoh se si funksionon drejtesia ketu. Ju degjoja qe leshoni akuza te forta por skam menyra si ti verifikoj keshtu qe pse i thoni Nga ana tjeter puna e Parlamentit eshte e pezulluar dhe kjo nuk eshte e mire sepse vetem aty mund te besh ndryshimet e duhura. Beni vetem akuza teatrore por nuk beni nje teater mbi rezultatet apo permiresimet e sistemit te drejtesise qe mesa duket nuk po i thoni.
Fatos Beja Ti leme institucionet ne punen e vet. Ministrat e pare qe permendet ju Basha e Mediu kaluan ne gjyqesor dhe ka vendim per to. Me vjen keq qe vijoni te beheni pjese e kesaj strategjie politike.
Eduard Kukan Ju lutem duhet te bejme nje mbledhje normale. Nese ju vijoni te thoni emra te tjere te reagoni kjo nuk do te sjelle asnje rezultat perkundrazi do te beni vetem nje zero te madhe.
Saimir Tahiri Ne jemi te shqetesuar z. kryetar nga presioni i qeverise mbi sistemin gjyqesor. Jam i shqetesuar se Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese po synohen te nenshtrohen nga qeveria. Ju dhashe shembullin e rrezimit te 11 gjyqtareve te kualifikuar te dekretuar nga Presidentit i vendit.
Eduard Kukan Te nderuar miq. Ne e dime pozicionin e qeverise dhe ate te opozites. Por ju z. Tahiri i perseritet keto argumente dhe ju them se jemi njerez inteligjente ne te Parlamentit Europian dhe nuk eshte e nevojshme te na i perserisesh. Nuk shoh me sens ne keto diskutime. Njerezit e zgjuar thone se ate qe ndodh ne Rome e dine vete romaket.
Marije Cornelissen eurodeputete holandeze Jam e befasuar per ate qe ndodhi ne kete tavoline. Ju supozohet te keni dialog me ne por nga ju morem mjaft debate te panevojshme. Ketu duhet te dialogohet ndersa ju vazhdoni ende me akuzat. Ju supozohet se perfaqesoni qytetaret shqiptaret ashtu si ne perfaqesojme europianet. Nese do te isha shqiptare do te me vinte turp.
Eduard Kukan Per paragrafin 3 hetimin e zgjedhjeve ka dy amendamente. Njera nga zonja Pack dhe nga zoti Masip.
Viktor Gumi Per kete amendament duhet te shtojme fjalet pas rezolutes se PE-se ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.
Doris Pack Nuk besoj se eshte e nevojshme ti permendim keto se kodi dhe Kushtetuta jane fakte i dime ato. Por duhet te themi se duhet te hetohen materialet zgjedhore dhe per fletet e votimit duhet te shkojne ne Gjykaten Kushtetuese.
Taulant Balla Zonja Pack kur e propozoi kete amendament e kishte parasysh Kushtetuten dhe Kodin dhe ska pse duhet te mbushim deklaratat me fjale boshe me fjale qe i dime. Duhet ta hedhim ne vone. zhurme ne salle
Eduard Kukan Tani filluan prape nga e para.
Aldo Bumci eshtja eshte e thjeshte. Kemi nje rezolute te PE-se dhe duhet ti referohemi asaj. Nese i referohemi asaj duhet ti referohemi edhe Kushtetutes. Problemi eshte se PS-ja dhe kreu i saj nuk e marrin te mireqene Kodin Zgjedhor dhe ka deklaruar publikisht qe eshte kunder zbatimit te kodit.
Eduard Kukan Duhet te arrijme nje kompromis dhe jo keshtu si ju qe kerkoni kush e kush te marre me shume.
Doris Pack Une e di qe sipas Kodit Zgjedhor me hapjen e kutive fletet e votimit duhet te shkaterrohen. Dakord por ne na duhet nje dalje e situates dhe nuk jam ketu te them cdo gje nga e para. Une po mundohem te ndihmoj shqiptaret. Ky kod elektoral u be dhe une e mbaj mend mire kunder Metes nga PS dhe PD. Perse nuk uleni bashke ne Parlament dhe ndryshoni kete nen te kodit dhe te dilni nga ngerci Bejeni dhe siguroni materialet zgjedhore. Qeveria ka garantuar kuti te reja pra nuk eshte kjo ceshtja. Zgjidheni perfundimisht ceshtjen e djegies dhe mosdjegies sepse nuk eshte kjo e rendesishme.
Eduard Kukan Duhet te votojme tani sepse ceshtja po behet dramatike.
Doris Pack Duhet te behet e qarte per socialistet qe keni nje Kod Zgjedhor dhe duhet ta respektoni. Kerkoni te ndryshonin Kodin Zgjedhor dhe kjo duket qarte. Por kete duhet te jeni ne Parlament per ndryshimin e ligjit.
Eduard Kukan Hedhim ne votim amendamentet. Anetaret e delegacionit europian Te gjithe dakord. Po per anetaret shqiptare Kush eshte dakord 7 vota pro deputetet e PS.
Fatos Beja Me falni por duhet te unifikojme qendrimet. Ju spo pranoni te zbatoni Kushtetuten dhe Kodin Elektoral. Kjo eshte e cuditshme. Koleget europiane shprehen se kjo nenkuptohet por u lutem atyre sepse problemet fillojne ketu ndaj dhe duhet te jete e shkruar. Duhet te pranojme ate qe ka ardhur ne fillim nga zoti Kukan.
Eduard Kukan Kush eshte ne favor te propozimit te zotit Beja 7 vota pro serish deputetet e PD. Pra kompromisi nuk u arrit.
Doris Pack Duhet te pranohet nje kompromis dhe ketu nuk u arrit serish asnje hap para. Ky eshte nje problem.
Valentina Leskaj Ne pranojme amendamentin e zonjes Pack dhe eshte pa sens te miratojme artikullin tre te propozuar nga Kukan. Nuk e kuptoj pse e kane te veshtire koleget e PD-se pasi eshte e qarte qe nuk vihet ne diskutim zbatimi i Kushtetutes. Ajo eshte e detyrueshme e veme ose jo ne ketu.
Fatos Beja Nuk ka kuptim pse te mos e votojme artikullin 3 sepse jane terma te rezolutes se PS-se. Koleget e PS-se duhet ta votojne pro.
Eduard Kukan Konkluzioni eshte se nuk beme dot nje dokument te perbashket. Kerkesa ime qe duhet te reflektoni per kete takim. Besoj se me kuptuat.
Pack braktis tryezen revoltohet nga debatet
Eurodeputetja Doris Pack braktisi dje punimet e tryezes ne forme demonstrative pas debateve te ashpra mes deputeteve te PD-se e PS-se per korrupsion. Deputeti i PS-se Saimir Tahiri akuzoi deputeten Vokshi se nuk ka bere deklarim te drejte te pasurise ndersa kjo e fundit e akuzoi ate per shpifje. Kjo situate beri qe Pack te shpertheje ne kritika dhe te dale jashte mbledhjes per tu kthyer pas disa minutave. Jam e zhgenjyer nga te gjithe ju dhe po tregoni mungese serioziteti. Kemi 20 vjet qe shohim te njejten praktike. Ne mbledhje te tilla diskutohen fatet e vendit ndersa ne tryeze vazhdojne te njejtat perplasje. Kjo eshte e papranueshme tha Pack.
Adi Shkembi