Dimri ne prag shtabi i emergjences nis pergatitjet

Dhjetera fshatra dhe komuna te tera bllokohen nga debora dhe sistemi rrugor bllokohet gjithashtu nga shembjet e dheut dhe erozioni.
Pikerisht per te mos u gjetur te papergatitur shtabi i emergjences ne Kukes nen drejtimin e prefektit Elez Maci ka analizuar keto dite gjendjen aktuale te rrugeve infrastrukturen e brendshme te fshatrave dhe masat e marra per ti bere balle dimrit qe eshte ne prag.
Shtabi i Emergjencave Civile ka marre ne shqyrtim te gjitha problemet qe kerkojne zgjidhje pa humbur shume kohe sepse debora mund te zere rruget tashme tha prefekti Maci duke permendur rruget kombetare dhe ato rurale ujin e pijshem energjine elektrike bazen ushqimore dhe zahirete medikamentet mjekesore vecanerisht ato te ndihmes se shpejte.
Maci tha se Kukesi nuk duhet te gjendet i papergatitur ashtu sic ka ndodhur ne vitet e shkuara kur eshte dashur qe edhe thaset e miellit ti sjellin me helikopter nga Tirana. Kam kerkuar bashkepunim te programuar nga te gjitha strukturat e Qarkut te Kukesit duke perfshire Policine e Shtetit dhe ushtrine per te perballuar situatat e ndryshme qe mund te ndodhin gjate stines se dimrit ku per shkak te temperaturave teper te uleta dhe reshjeve te shiut dhe te debores bllokohen rruget dhe zonat e thella izolohen per shume dite tha Maci.
Nga ana tjeter eshte kerkuar edhe bashkepunimi me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per te garantuar te gjitha mjetet e nevojshme per te pastruar rruget nga bora. Po ashtu te gjithe drejtuesve te institucioneve ne Qarkun e Kukesit u eshte shperndare nje liste me prioritetet e mundshme per masat parandaluese gjate dimrit te ashper duke iu referuar problemeve qe jane evidencuar ne te njejten periudhe te viteve te shkuara.
Institucioneve u eshte kerkuar gjithashtu te hartojne planin e masave ne rast te fatkeqesive natyrore me qellim nderhyrjen e shpejte dhe efikase per shpetimin e jetes se njerezve dhe prones. Zonat me problematike qe izolohen qe ne fundin e nentorit apo ne fillim te dhjetorit nga reshjet e debores jane Shishtaveci Zapodi Topojani Kalisi Gryka e Cajes Arrni si dhe nje numer komunash ne rrethin e Tropojes.
Institucionet vendore si dhe entet e rrugeve kane kerkuar nga shteti ne kete rast nga shtabi i pergjithshem i emergjencave civile mbeshtetje reale dhe te forte per zonat qe izolohen nga debora. Kjo mbeshtetje sic u theksua nga disa drejtues vendore duhet te jepet se pari me likuidimin e disa borxheve te krijuara ne vitet e shkuara dhe se dyti me mbeshtetje logjistike efikase dhe fonde me te medha per fuqi punetore.
Ne vitet e shkuara sipas vendoreve dikasteret qendrore kane kembengulur qe vendoret te kontraktojne subjektet e duhura private per te zhbllokuar rruget nga debora. Por edhe pse ka kaluar nje kohe e caktuar borxhi i krijuar ndaj subjekteve private asnjehere nuk u shlye. Keto pretendime kane te bejne me rruget e Shishtavecit te pastruara gjate dimrave te shkuar me rrugen e Bushtrices Kalisit disa rruge ne Tropoje si dhe rruget e Hasit qe kapin shifren e dhjetera milione lekeve te vjetra.